1-Probleme me lëkurën:
Disa nga llojet e infeksioneve parazitare japin shenja në lëkurë. Ato çojnë në reaksione alergjike si gunga të kuqe, ekzemë, skuqje, ënjtje, kruarje të lëkurës etj.
2-Lodhje kronike:
Thuajse gjithmonë infeksionet parazitare shoqërohen me lodhje kronike. Natyrisht që kjo shenjë duhet të shoqërohet edhe me simptoma të tjera që do t’i përmendim më poshtë.
3-Luhatje të peshës:
Sipas hulumtimit të dr Penn State, infeksionet parazitare ndikojnë ndjeshëm në normën metabolike. Shpesh infeksionet parazitare ju çojnë në shtim në peshë.
4-Vështirësi në tretje:
Infeksionet parazitare shkaktojnë irritim të zorrëve, irritim të stomakut, vështirësi në tretje, dhimbje barku, krimba zorrësh, ndjesi gazrash në bark etj.
5-Anemia:
Sipas një studimi të kryer nga Healthline, u gjet se një përqindje shumë e lartë e personave që vuajnë nga anemia ishin të prekur nga infeksionet parazitare.