Një pamje e çuditshme është shfaqur për vizitorët në një qendër tregtare në Varaždin (Kroaci), që po bën xhiron e rrjetit dhe ka marrë shumë kritika.
Dje në mbrëmje, një vajzë e veshur në mënyrë provokative po ecte nëpër qendër, duke shëtitur një burrë me zinxhir, ndërsa videon e ka publikuar portali Međimurske novine .
Ajo ishte e veshur me një kostum të ngushtë latex dhe taka të larta dhe i riu që e ndiqte si qen, kishte veshur xhinse dhe një bluzë të zezë pa mëngë.
Sipas portaleve vendase, bëhet fjalë për Ante Ajbekun dhe Renato Pirin, një çift i ri që ka publikuar videon në TikTok.
“Burri po mbahet me zinxhir”, ka shkruar Antea krahas videos në profilin e saj, por video është hequr shumë shpejt, pasi ka pasuar nga komente negative.
Nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj “performance” që tronditi vizitorët e qendrës tregtare, por shumë supozojnë se ky është një tjetër trend i çuditshëm në rrjetin e njohur social.