Rri në shtëpi Bajron!Nga Alma Celaj

Rri në shtëpi Bajron!Nga Alma Celaj

892
0

Lord Bajron, poeti i mirënjohur eci në tokën shqiptare dhe u mahnit prej saj gati me shumë se 200 vjet më parë. Ai i kushtoi disa vargje trojeve tona, vargje që ne i lexuam në bankat e shkollës dhe krenar i thamë kujtdo që Shqipëria është mikëpritëse, e dashur dhe e pasur në tradita.

 

Por çdo të thoshte Xhorxh Bajron nëse do të shkelte Europën po kryesisht Shqipërinë sot?

Në mes të një lufte pandemie ku shqiptari i ka mbyllur dyert për mikun dhe ku nuk e shtrëngon dorën e puth faqen si dikur kur takohej shoku.

Natyra është po e njejtë dhe Xhorxh Bajron do të befasohet sërish nga malet e Himarës apo pyjet shtatëlarta por nëse do ecte rrugicave sot nuk do të shihte njeri, madje do t’i kërkonin bexhën për të kuptuar se ku punonte e pse kishte dalë orar pa orar.

 

Xhorxh sa mirë që na vizitove ca shumë vite më parë!

Ne me kohën jemi bërë më të mirë, më të fuqishëm dhe i kemi ruajtur rrënjët tona!

Por sa mirë që na vizitove atëher! Atëher ku miku të vinte në oborr dhe ti i nxirje kafen e rakinë e nëse e zonja e shtëpisë ta kishtë ngenë i jepje dhe drekën.

 

 

Xhorxh sa mirë që na vizitove asokohe kur befasoheshe “nga ajo diçka mistike trasheguar që nga koha e Piros” sepse sot mbase mistikja do qëndronte “ tek nje lloj vaksine TBC e trasheguar nga regjimi i kaluar” .

 

Xhorxh, pas kaq shumë vitesh ne jemi më të mirë, sërish trima dhe sërish e kemi ruajtur traditën. Dhe nëse mikun nuk e presim dot sot i themi eja kur kjo të mbarojë.

 

Ndoshta po të vije sot të vizitoje Shqipërinë nuk do të priste pashai i Janinës por do të karantinonin për 15 ditë. Se di nëse sërish do ti shkruaje nënës për ti thënë që të kemi pritur mirë. Ne do bënim më të mirën, do të jepnim dhe letër e laps të shkruaje për ne.

 

Xhorxh edhe sot jemi po aq trima sa dikur vetëm se dalim vetëm 90 minuta në ditë dhe ndonjëherë se burri përton, pazarin del e bën gruaja.

 

Xhorxh,

Alma jam!

Qëndro në shtepi!