Irani ka arrestuar personin që ka regjistruar videon në momentin kur është qëlluar aeroplani ukrainas nga një raketë me urdhër të qeverisë Iraniane.
Sipas mediave ndërkombëtare, i arrestuari do të përballet me akuza në lidhje me sigurinë kombëtare nga një ‘gjykatë speciale’.
Ndërkohë presidenti Hassan Rouhani ka deklaruar se pranimi i fajit nga forcat e ushtrisë iraniane ishte një fillim i mirë për zgjidhjen e kësaj ceshtje, por siguroi se kjo nuk do të ndodhë më.
Kujtojmë se qeveria iraniane e kishte mohuar përfshirjen e ushtrisë së saj në këtë tragjedi ku avioni ukrainas PS752 me 176 pasagjerë në bord u rrëzua duke mos lënë asnjë të mbijetuar.