Një tragjedi ka ndodhur në Oregon të SHBA, ku një dallgë e madhe është përplasur në breg dhe ka marrë me vete 3 pjesëtarë të një familje.
Vajza e vogël 7 vjeçare është gjetur e mbytur, ndërsa babai 47 vjeçar Jeremy Stiles po lufton me jetën në spital.
Autoritetet vendase janë duke kërkuar trupin e djalit 4 vjeçar, i cili rezulton i zhdukur.
Policia ka njoftuar të gjithë banorët se moti do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm, dhe I ka paralajmëruar të rrinë larg bregut të detit, pasi nuk kanë personel të mjaftueshëm për të qëndruar në çdo hyrje plazhi.