Ronaldo zbulon arsyen pse u largua nga Barça dhe firmosi me Interin

Ronaldo zbulon arsyen pse u largua nga Barça dhe firmosi me Interin

392
0

Ronaldo “Fenomeni” dikur ishte futbollisti më i mirë në botë, por dëmtimi i gjurit e ndaloi atë të linte gjurmë edhe më të mëdha në këtë sport.

Braziliani si adoleshentë erdhi te PSV, ku edhe bëri përshtypje me ndeshjet e zhvilluara Dhe kjo nuk kaloi pa u vënë re, pasi Barcelona e pikasi dhe në verën e viti 1996 e transferoi në “CampNou” për 15 milionë euro.

Ronaldo ishte spektakolar në sezonin e parë që luajti për Barçën, duke shënuar 47 gola në 49 ndeshje, duke dëshmuar se ishte një lojtar që rrall mund të shihej.

Bota e futbollit parashikoi që Barcelona do të sundonte në futboll, me Ronaldon në skuadër.

Sidoqoftë, ai u largua nga katalanët pas vetëm një sezoni, dhe kjo ishte një tronditje e madhe për ta.

Ronaldo në vitin 1997 iu bashkua italianëve të Inter, dhe pas 22 vjetësh, ka folur për atë transferim, që edhe sot flitet nga njohësit dhe tifozët e futbollit.

Nuk u vlerësova sa duhet te Barcelona. Pas një sezoni të shkëlqyer, ata më ofruan një kontratë që ishte vërtetë e pamjaftueshme. Oferta erdhi nga Inter dhe unë vendosa ta pranoja. Ata treguan se sa më vlerësojnë, sepse më dhanë gjithçka që kërkova”, ka deklaruar Ronaldo.

Ronaldo luajti 98 ndeshje për Interin dhe shënoi 59 gola. Pas Kupës së Botës së vitit 2002, ai nënshkroi për Real Madridin.