Cristiano Ronaldo është ende duke mbajtur shpresa për t’u bërë kampion i botës me Portugalinë.
Sulmuesi i Juventusit do t’i ketë mbushur 37 vjet në kohën kur Kupa e Botës 2022 do të mbahet në Katar, e cila do të jetë mundësia e tij e fundit për ta fituar trofeun më të dëshirueshëm në futboll, transmeton Gazeta Express.
Ronaldo e ka udhëhequr Portugalinë drejt lavdisë në Kampionatin Evropian 2016 dhe Ligën e Kombeve 2019, por ai nuk është i kënaqur me vetëm kaq.
Synimi i tij, natyrisht, është Kupa e Botës.
“Ne kemi fituar diçka shumë të veçantë, Kampionatin Evropian. Por tani duam ta fitojmë Kupën e Botës”, tha Ronaldo.
“Është e mundur, po, gjithçka është e mundur. Por duhet të jemi edhe realistë”.
“Siç ju kam thënë shumë, shumë herë, ëndrra ime është të fitoj diçka me ekipin kombëtar të Portugalisë dhe i kam fituar dy tituj, të cilët më kanë bërë të lumtur. Kam fituar me çdo klub për të cilin kam luajtur, por Kupa e Botës është ëndërr”, shtoi ai.