Cristiano Ronaldo i dha fanellën e tij një tifoze të re në fund të ndeshjes mes Irlandës dhe Portugalisë – pavarësisht se tashmë ia kishte premtuar atë portierit kundërshtar kundërshtarë, Gavin Bazunu.
Të dy skuadrat luajtën baras 0-0 në ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022” dhe kjo ishte përballja e parë e Irlandës në Dublin që para pandemisë.
Megjithatë, ylli i portugezëve, Ronaldo ‘vodhi’ vëmendjen me gjestin e tij human pas përfundimit të ndeshjes.
Pas ndeshjes, një vajzë vendosi të hynte në terrenin e Stadiumit Aviva dhe të takonte idhullin e saj Ronaldon, pavarësisht se sigurimi i fushës ishin afër.
Ylli i Manchester Unitedit i dha një përqafim vajzës së re dukshëm emocionale dhe pastaj ia dha edhe fanellën e tij, përpara se ajo të merrte një përqafim tjetër.