Ronaldinho arrestohet në Paraguaj, ja për çfarë akuzohet ylli brazilian

Ronaldinho arrestohet në Paraguaj, ja për çfarë akuzohet ylli brazilian

405
0

 

Ylli brazilian i futbollit, Ronaldinho është arrestuar në Paraguai. Autoritetet vendase bëjnë të ditur se ai sëbashku me vëllain e tij kanë përdorur pasaporta false kur kanë kaluar kufirin.

Ronaldinho sëbashku me të vëllain Roberto De Assis Moreira janë ndaluar në një hotel në Paraguaj. Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 ishte ftuar nga pronari i një kazinoje Nelson Belotti në Paraguaj ku do të organizoheshin evenimente dhe takime me fansat.

Ai nuk ka për momentin një pasaportë Braziliane pasi është dënuar me një gjobë 8.5 milionë dollarë nga Gjykata Supreme pasi kishte ndërtuar pa licencë një vaskë peshkimi në liqenin Guaiba i cili është zonë të mbrojtur.

Ronaldinho nuk e kishte paguar dot gjobën kështu që ishte urdhëruar nga Gjykata që të mos largohej nga Brazili.