Ronaldinho: 1,6 milion dollare per ted al nga burgu.

Ronaldinho: 1,6 milion dollare per ted al nga burgu.

458
0

Shteti ka përfituar një shifër shumë të majme për ta liruar dhe kaluar në arrest shtëpie figurën e njohur të sportit.

Një lajm i mirë vjen për ish-futbollistin e Barcelonës dhe Milanit, Ronaldinjo, i cili ndodhej në burg në Paraguai së bashku me vëllain e tij për falsifikimin e dokumentave.

Shteti ka përfituar një shifër shumë të majme për ta liruar dhe kaluar në arrest shtëpie figurën e njohur të sportit. Por të burgosurit e tjerë dhe që kanë rënë brenda për të njëjtën arsye, as që mund ta përfytyrojnë për të pasur të njëjtin fat si Ronaldinho për të dalë nga burgu.

Kjo pasi u dhanë plot 1.6 milionë dollarë, që ndoshta në pamje të parë nuk mund të duket edhe një shifër çmendurie për këtë ikonë të futbollit.

Por këto 1.6 milionë dollarë korrenspodojnë me paranë që përdoret në Paraguai, në 10,454,377,983.59 guaraní.

Ndërkohë që rroga e minimumit të jetesës në këtë shtet është rreth 2.000.000 guarani në muaj, ose e thënë ndryshe në rreth 350 dollarë. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet dhe kërkimi i personit i cili u kishte siguruar pasaportat.