Në një komunikim live për emisionin e mëngjesit “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Roberti tha se qëndrimi në karantinë i ka bërë mirë sepse ka pushuar dhe ka ngrënë me orar.
Ndërkohë ka zbuluar se gjatë karantinës ka thyer rregullat pasi janë grumbulluar në dhomë.
“Kur janë futur të tjerët në dhomë aty tek unë, i kemi thyer rregullat sepse nuk lejohej grumbullimi në dhomë. Të nesërmen kanë ardhur Policia dhe i kanë konfiskuar instrumentet sepse nuk lejohet që të mbahen koncerte”, tregoi Roberti.