Rita Lati ia thotë troç të bijës: Duhet të zmadhosh gjoksin

Rita Lati ia thotë troç të bijës: Duhet të zmadhosh gjoksin

657
0

828adb7ca6902d349770275856998cd6Javë më parë, Roza Lati reagoi publikisht kundër ndjekësve në rrjetet sociale që i thonin se duhet të zmadhojë gjoksin. Në një status publik ajo u shpreh se nëse nuk e ndjen vetë, nuk e bën diçka edhe nëse ia thonë të gjithë; edhe nëse ia këshillon nëna e saj.

E ftuar në “Oktapod”, Roza u shpreh se e di se nuk ka gjoks të madh por ndihet shumë mirë me veten sepse siç tha, luan me personalitetin, jo me format. Ajo tregoi se e ëma, Rita Lati, ia thotë hapur mendimin e saj për këtë pjesë.

“Edhe mami më thotë për gjoksin”, tha Roza, “Më thotë: ‘të isha në vendin tënd, nuk do të rrija as pa gjoks, as pa taka.”

Roza shtoi se nuk i ka ngjarë të ëmës në pamjen e jashtme, edhe pse do të kishte shumë dëshirë.

Ato mbajnë një marrëdhënie shumë të afërt me njëra-tjetrën. Më parë, Roza ka treguar se pas ndarjes së nënës nga babai, kanë ndërtuar një lidhje shumë të veçantë me njëra-tjetrën.