Arsenal nuk po gjen paqe me tifozët e vetë dhe rezultatet e marra nga “topçinjtë” kurrsesi nuk po ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre. Ndryshimet në stol nuk kanë sjellë shenja përmirësimi në aspektin e lojës dhe rezultateve në fund të takimeve. Për këtë arsye drejtuesit e Arsenal duket se po e kërkojnë zgjidhjen e problemit te një ish-trajner i tyre, Arsen Venger.
Ky i fundit e la postin e kreut të pankinës në vitin 2018, pas 22 viteve në këtë rol. Por tashmë Arsenal po mendon ta rikthejë sërish francezin, megjithëse nuk dihet nëse bëhet fjalë për stolin e trajnerit. Sipas Daily Mirror, drejtuesit e topçinjve i kanë ofruar sërish Vengerit një vend në klubin e tyre, mndërsa përgjegjësia e tij do të jetë të sjellë sërish pranë tifozët me Arsenalin, duke qenë se tekniku në fjalë u ka falur këtyre të fundit shumë trofe dhe emocine gjatë karrierës së tij në Londër. Sido qoftë, ende nuk dihet nëse ky rikthim do të realizohet, teksa Venger akualisht mban një post në qeverinë e futbollit europian, UEFA.