Dinamo tashmë do të ketë një riorganizim ndryshe. Fakti që skuadra në pjesën e parë të garës ishte larg pritshmërive, ndonëse elementët me eksperiencë dhe ata të talentuar nuk mungonin, bën që drejtuesit të shpëtojnë sezonin dhe historinë duke mos lënë ekipin që të bjerë një kategori më poshtë, pasi do të ishte katastrofë.
Blutë duket se do të hidhen në merkato, e krahas lojtarëve të huaj që do të vijnë nga Italia, është menduar që të afrohen edhe futbollistë me eksperiencë nga Superiorja jonë. Jo vetëm kaq, por mund të afrohen lojtarë edhe nga Kosova.
Natyrisht që do të ruhet edhe baza e skuadrës, pasi disa lojtarë kanë eksperiencën e duhur dhe trajneri Kamarata i ka vlerësuar në periudhën që drejton skuadrën dinamovite. Një organizim ndryshe që pritet të prekë edhe moshat, pasi vera e ardhshme duhet që t’i