“Resorti i pengmarrjes”, analisti tregon kur ishte në një dasëm: Luks në...

“Resorti i pengmarrjes”, analisti tregon kur ishte në një dasëm: Luks në mes të askundit, edhe GPS të merrte me të qeshur

509
0

Resorti “Golden” në Shijak është vendi ku do të mbahej peng 49-vjeçari Jan Prenga që u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar.

 

Duke komentuar për këtë ngjarje, në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan u tha se në këtë resort tepër luksoz që ndodhet në periferi të Shijakut, organizohen shpesh dasma.

 

Lorenc Vangjeli: Unë vitin e shkuar kam qenë në një dasmë atje, në një dasmë luksi me shumë të rinj e të reja… Një luks që të binte në sytë, godiste një ndërtim i jashtëzakonshëm, për të vajtur deri atje për të vajtur deri atje edhe GPS të merrte më të qeshur nuk e gjeje dot ndërtuar në një vend të tillë

 

Blendi Fevziu: Si e kërkove në GPS si e shkruajte?

 

Lorenc Vangjeli: Ore e kërkoje me Shijak e kërkoje me emër tjetër nuk e gjeja… Vjet kam qenë atje në një dasmë… Ishte një ambient i përkryer po rishte në askund, errësirë në të djathtë errësirë në të majtë dhe kjo është pikëpyetja e parë prandaj po tentoj të them këtë gjë dhe të mos sillemi si kau me pelën.

 

“Ndaj shteti duhet të funksionojë ndryshe…A e di çfarë kërkojnë sot në Tiranë njerëzia? Drama sot në Tiranë është që një i ri e quan veten. Një 20 vjeçar e quan veten të suksesshëm nëse ka një makinë 50 mijë euro dhe një 50 vjeçar e quan veten të suksesshëm nëse ka një dashnore 20 vjeçare kjo është drama more mos u merrni me historia kot tani. Ku të shikosh ndërtime me statuja, kur të shikosh luksin e harbuar kur të shikosh shampanja që hapen, kur të shikosh hajvanët që kanë qindra orë përgjimi se ku e bëri dhe me kë e bëri zogu i Tiranës”, theksoi më tej analisti.