Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, mësoni si pritet të jetë...

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, mësoni si pritet të jetë moti sot

455
0

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, edhe ditën e sotme do të vazhdojnë reshjet e shiut.

 

IGJEUM parashikon se të premten priten reshje mesatare në qarkun Korçë dhe reshje të dobëta në qarqet e tjera por lokalisht mesatare në shumicën e tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

 

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

 

Temperaturat

 

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

 

në bregdet: 15 / 24 °C

 

në vendet e ulëta: 16 / 26 °C

 

në vendet malore: 9 / 15 °C.

Era

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

auto_70367476_1447656225388219_6292278048150519808_o1568929173.jpg