“Vila-Shehi”, një kantinë- një traditë, një gotë vere.. një histori”
“Me verë lamëni, bekomëni, me fletë pjergulle mbështillmëni, në kopësht me këngë e rrush mbulomëni”- do të shkruante dikur Fan Noli për pijen që është prodhuar dhe përdorur në shekuj. Kemi udhëtuar për në fshatin Gjokaj, një fshat që është 10 km larg nga Tirana, pjesë e Njësisë administrative Vorë. Ky fshat me 250 shtëpi dhe rreth 2 mije banorë mund të quhet pa frike fshati i vreshtave të rrushit. Çdo shtëpi është e rrethuar me vreshta pafund me rrush. Ky fshat sipas banorëve ka qenë historikisht zonë që është marrë me vreshta rrushi.
Nënshkrimi i marrëveshjes
Arsyeja e vizitës sonë në kantinën familjare “Vila-Shehi”, ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet Shoqatës së Prodhuesve të Verës familjare dhe Sindikatës Autonome të Ushqimit, Agrikulturës, Tregtisë dhe Turizmit. Në fjalën e tij, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Verës familjare, Gazmend Shehi tha se kjo iniciativë do të shërbejë për të promovuar këtë produkt. Sipas tij, ky model është në të gjithë vendin. Në bazë të kësaj marrëveshjeve është bashkëpunimi në formimin professional dhe rikualifikimin e artizaneve dhe punonjësve të vreshtarisë, të prodhimit të verës dhe somelierëve, anëtarë të dy organizatave partnere në këtë marrëveshje. Ndërsa nga ana e tij, presidenti i Sindikatës Autonome të Ushqimit, Agrikulturës, Tregtisë dhe Turzimit Bilbil Kasmi vlerësoi dhe falënderoi zotin Shehi për këtë iniciativë. “Kemi nderin të kemi këtu të pranishëm dhe dy drejtues të dy organizatave siç është Agrobiznesi dhe Biznesalbania. E rëndësishme është mbrojtja e të dyja palëve në moment të caktuara, si dhe çuaraja para e këtij parnetriteti. Në fjalën e tij, presidenti i KASH, Agim Rrapaj theskoi se këto modele, siç është kjo kantinë vere e prodhimit familjar duhet të promovohen dhe të mbëhsteten. Përfaqësuesi i Biznesalbania në këtë takim, zoti Bashkim Sala, bëri të ditur se së shpejti do të mblidhet dhe Asambleja Kombëtare e Zejtarisë, ku çdo institucion public anëtarësimin e ka të detyruar, ndërkohë që do krijohet dhe rregjistri kombëtar i Zejtarëve, i cili do të lëshojë dhe çertifikata.
Pas kësaj, zoti Kujtim Dervishi, kryetar i Shoqatave të Restoranteve turistike shqiptare vlerësoi me një çertifikatë mirënjohjeje kantinën Shehi, “për vlerat e artit tradicional shqiptar, pasurimin dhe ruajtjen e tyre në identitet.
Cila është kantina familjare “Vila-Shehi”
Dashuria për vreshtarinë dhe kurioziteti ndaj pijes së verës, ka bërë që gazmend Shehi të hap një aktivitet kantine që ne vitin 1994 me mbiemrin e tij “Shehi”. Kjo kantinë aktualisht është më e njohura në zonën e Tiranës, por jo vetëm, dhe të gjitha lokalet prestigjoze furnizohen prej tij. Vreshti dhe Kantina familare “Vila-Shehi”, është themeluar në vitin 1994, fillimisht në ngritjen dhe menaxhimin e vreshtit. Familja Shehi trashëgonte prona të shumta të mbjellla me vresht që nga viti 1967, aktualisht pranë kantinës është ngritur vreshti prej 2 ha, sot në rajonin e Vorës, sipërfaqe e vreshtarisë është rreth 20 ha. Toka ku është ngritur Vreshti dhe Kantina “Vila Shehi” në kodrinë, Mikro-klima, ekosistemi, shkenca, arti dhe pasioni të kombinuara I japin cilësitë e larta verës. Prodhim i pastër, prodhim bio, ky është motive i kësaj kantine.
Po si prodhohet kjo verë familjare në kantinën “Vila-Shehi”?
“Vila Shehi” bashkëpunon me vreshtarët e vreshtarisë “Bio”. Toka ushqehet vetëm me plehra organikë, mbrohet nga sëmundjet e gjithë kjo bazuar në metodat e bujqësisë së qëndrueshme. Vjelja e rrushit realizohet me dorë, vendoset në arka dhe menjëherë dërgohet në vinifikim në kantinën e familjes. Vera e prodhuar vjetërohet në bute lisi dhe pas stabilizimit fizik I nënshtrohet analizave laboratorike si dhe degustimit, më pas ambalazhohet në shishe qelqi 750 ml, etiketohet dhe dërgohet në treg. Kjo vreshtari menaxhohet nga Dr.Agr. Isuf Shehi, me një eksperiencë 40 vjeçare në fushën e vitikulturës. Ndërsa puna në kantinë drejtohet nga Msc. Enolog. Gazmend Shehi, eksperti më i mirë në Europën Juglindore, si dhe degustatori më i mirë në shkallë vendi.