Renditja në Transfermarkt, Tirana sot vlen 1.5 mln euro më pak se...

Renditja në Transfermarkt, Tirana sot vlen 1.5 mln euro më pak se para dy vitesh

494
0

 

Arsyeja është se presidenti Halili ka larguar disa lojtarë me vlerë të madhe (rreth 1.5 mln euro)

Nëse do të blesh gjithë skuadrën e Tiranës, sot duhet të kesh 4,15 mln euro. Skuadra bardheblu ka pësuar rënie në vlerë, bazuar te vlerësimet që bën vazhdimisht sajti i specializuar Transfermarkt.

Tirana aktualisht renditet e treta për nga vlera në kampionatin shqiptar, ku kryeson Partizani, ndjekur nga Kukësi. Nuk diskutohet Tirana ka pësuar një rritje të konsiderueshme me vitin e kaluar nga 3.7 milionë euro në rreth 4.15 milionë euro.

Skuadra tani ka lojtarë mjaft të mirë, por gjithsesi janë ende shumë larg shifrës së 4.8 milionë eurove të gushtit 2018. Arsyeja dihet. Presidenti Halili ka larguar lojtarë, të cilët e kalojnë shifrën 1.5 mln euro.

Lojtarët më të shtrenjtë të bardhebluve për momentin janë Elton Kale me 450.000 euro, Agustin Torasa dhe Idriz Batha, secili nga 350.000 euro.