Reja i zhgënjyer: Përgjegjësia është e imja, jo e lojtarëve

Reja i zhgënjyer: Përgjegjësia është e imja, jo e lojtarëve

421
0

Trajneri Edy Reja ka folur pas ndeshjes së barazuar kundër Andorrës 2-2. Numri një i stolit qartësisht është i zhgënjyer pas barazimit, por heq përgjegjësitë nga lojtarët dhe i merr vetë përsipër.

Barazimi  – “Jemi të zhgënjyer të gjithë. Nuk bëmë paraqitjen që prisnin të gjithë. Nuk duhej ta mbyllnim në këtë mënyrë, pasi kemi bërë mirë deri para kësaj ndeshjeje. Më vjen keq”.

Andorra – “Këta djem që u futën në fushë, gjatë javës treguan se e meritonin shansin që i dhashë. Një lojtar i Andorrës bëri 60 metra me topin në këmbë, gabim i papranueshëm për një ekip si ne”.

Mendjen te Franca – “I kam thënë lojtarëve se kjo është ndeshja jonë. I kam kërkuar dhe ja kam vënë në pah se ishte një ndeshje e vështirë. Nuk u përballëm si duhet me këto ekipe që mbyllen mirë. Jam unë përgjegjësi dhe jo lojtarët, pasi nuk i kam motivuar si duhet. Fitorja do të na bënte që të kishim 15 pikë dhe do i mbyllnim pozitivisht këto eliminatoret. Jam i zhgënjyer, po ashtu dhe lojtarët”.

Peng – “Mu duk e drejtë të aktivizoja disa lojtarë që nuk kanë patur mundësi të aktivizohen shpesh. Futa lojtarë që e meritonin, pasi janë stërvitur. Nuk mund të luajmë me një formacion gjithmonë. Ndoji, Ramadani dhe Trashi duhej të ndihmoheshin më shumë. Ata kishin emocione dhe nuk dhanë më të mirën në fushën e lojës”.