REFORMA ZGJEDHORE MBYLL HALLIN E MADH QË VUAN SOT SHQIPËRIA PREJ POLITIKËS/...

REFORMA ZGJEDHORE MBYLL HALLIN E MADH QË VUAN SOT SHQIPËRIA PREJ POLITIKËS/ NGA VALBONA MEZINI

443
0

Është krejt evidente tashmë se partitë politike janë katandisur sipërmarrje private të kryetarëve, ndërsa do të duhej të ishin entitete të interesit publik të qytetarëve shqiptarë.

 

Shembulli I djeshëm I mungesës së artikulimit , argumentit dhe shpërdorimit të leksikut shqipfolës nga një deputet, është qartazi produkt i një pazari të interesit personal dhe njëherësh përgjegjësi e hartuesit të litës së deputetëve.

 

Lista të tilla të njerëzve pa profil në rastin më të keq dhe me profil të ulët publik, profesional dhe politik në rastin më të mirë, vërteton “ gojët e liga”, se për të rrëmbyer një vend deputeti, kur deti është kos, mjaftojnë ca miliona, sepse “ata të Tiranës” kërkojnë ca si shumë.

 

Të tallesh me interesin publik dhe institucionet shqiptare është dhembje 3 dekadëshe dhe një sistem politik I ngritur në funskion të këtij pazari në kurriz të shqiptarëve, ku përfituesit e drejtëpërdrejtë janë kryetarët e partive.

 

Ky system duhet përmbysur një orë e më pare!

 

Një ligj I ri zgjedhor është emergjent më shumë se cdo gjë tjetër në këtë vend.

 

Ndryshimi duhet të shoqërohet edhe në Kushtetutën e vendit, kodin penal për të parandaluar blerjen e mandatin apo votën.

 

Duhet ndryshim rrënjësor në ligjin për Partitë Politike.

 

Partitë politke në vend janë në shkelje flagrante të ligjt pasi nuk dorëzojnë në gjykatë asnjë dokumentacion për zgjedhjet në parti, qoftë kjo Partia Socialiste apo edhe ajo Demokratike, sikurse edhe partitë e vogla, kryetarët e të cilave kanë gjithë jetën “kryetar”.

 

Problemet me organizimin e brendshëm të zgjedhjeve në parti, derivojnë dhe imponojnë zgjedhje të shëmtuara edhe në nivelin makro sic janë ato parlamentare apo lokale.

 

Përgjegjësia është e drejtëpërdrejtë e kryetarëve që gjithë jetën politike fajin dhe përgjegjësinë e hedhin në kosh, nisur kjo edhe nga arsyeja se shqiptarët përfshi edhe gazetarët nuk e dinë që partitë politike dhe paravësisht bindjeve politike, janë prona dhe asete të politikës publike që impakton interesin ekonomik të vendit ndaj edhe janë pronë e qytetarëve që kanë gjithë të drejtën të kërkojnë llogari nëpërmjet të deleguarve të zgjedhur me votë në këshillat kombëtare, asamble apo kryesi .

 

Kur zëri I të zgjedhurve me votë brenda partive nuk dëgjohet, e vendimarrja e partisë është personale e tillë duhet të jetë edhe përgjegjësia që duhet të shoqërohet me dorëheqje e cila sanksionohet në statutin e Partisë.

 

Atëherë do t’i mbërrijmë ditës që nuk do të shohim më, deputetë nga listat sorrogato, apo shitje të mandateve të deputetëve e kandidatëve që përfaqësojnë interesat më të larta publike.

 

Kjo do të thotë të mbash përgjegjësi e të respektosh partinë, votuesin, të ardhmen dhe kombin!