Reforma në drejtësi s’është e mjaftueshme për hapjen e negociatave

Reforma në drejtësi s’është e mjaftueshme për hapjen e negociatave

448
0

Reforma në drejtësi nuk është e mjaftueshme për të bindur vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Kështu thuhet në një artikull të botuar në Financial Times, e cila i kushton vëmendje situatës politike në Shqipëri.

  • Në artikull trajtohet gjithashtu bllokimi i Gjykatës së Lartë, dosjet e bllokuara në të, si dhe fakti që ajo ka mbetur me vetëm dy anëtarë, duke e shndërruar në një depo sesa në një gjykatë funksionale.

Tirana mund të mos jetë në gjendje të bindë shtete të tilla si Franca, Gjermania dhe Holanda për të nisur bisedimet deri në vjeshtë, thuhet në artikull.

  • “Politika e brendshme paraqet një pamje jo tërheqëse për BE. Që nga shkurti, partitë e opozitës kanë bojkotuar Parlamentin dhe organizojnë protesta të dhunshme, duke pretenduar blerjen e votave dhe lidhjet me krimin e organizuar midis radhëve të Partisë Socialiste në pushtet. Një ish-ministër i brendshëm, i zotit Rama, i akuzuar si i lidhur me trafikun e drogës, së shpejti do të dalë në gjyq. Lulzim Basha, kreu i partisë opozitare Demokratike, të hënën do të pyetet nga prokurorët për akuzat për pastrim parash, të cilat ai i ka hedhur poshtë si politike”, thuhet ndër të tjera në artikullin e FT.

“Nëse shikoni Hungarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Poloninë apo anëtarët e tjerë të BE-së, një sektor ku kemi probleme në të gjithë drejtimin është gjyqësori. Në retrospektivë, do të kishte qenë më mirë sikur t’i kishim patur këto vende në një proces të ngjashëm”, tha një zyrtar i lartë i komisionit në Bruksel për Financial Times.

 

  • Në një raport të botuar në maj, Komisioni Europian vuri në dukje përparimin e rëndësishëm të Shqipërisë në luftën kundër sasive të famshme të prodhimit të kanabisit dhe përpjekjeve të saj për të çmontuar krimin e organizuar.Gjithashtu në gazetën prestigjoze trajtohen edhe përplasjet mes mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta.
  • Artikulli shkruan mbi vendimin e Presidentit për anullimin e zgjedhjeve më 30 qershor dhe tentativën e PS-së për t’a shkarkuar atë.

Duke iu referuar burimeve në Bruksel, FT shkruan se shanset që Shqipërisë t’i hapen negociatat janë më të mëdha nëse vendimi nuk ndahet nga ai për Maqedoninë e Veriut.