
Ambasada Amerikane në Tiranë prej disa javësh vijon publikimin e videove informuse ku shpjegon se ku do të kalojë procesi mbi reformën në drjetësi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada ka publikuar videon e plotë me shpjegime për institucionet e reja, për procesin e vettingut, që nga reforma në drejtësi, Gjykatën Kushtetuese, krijimi i SPAK dhe BKH.
“ | Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona? Këtu mund të shikoni serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH: https://bit.ly/2PkUB9y #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit”, thuhet në sqarimin e Ambasadës.