Real Madrid “thyen bankën”, ka gati 110 milionë për yllin e Premierligës

Real Madrid “thyen bankën”, ka gati 110 milionë për yllin e Premierligës

556
0

Pas Brahim Diaz, Real Madrid është afër që të kryej një tjetër transferim nga Premierliga. “Los Blancos” janë rikthyer në ndjekje të mesfushorit të Tottenham, Christian Eriksen, shkruan “Independent”. Kampionët e Evropës po synojnë që të transferojnë Eriksenin ose Eden Hazardin dhe për këtë kanë përgatitur rreth 110 milionë euro. Në fund të këtij sezoni, Eriksen do të ketë vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e Tottenham. Danezi qysh moti ka qenë dëshirë e madhe e Real Madrid, por edhe e Barcelonës. Më herët gjatë këtij muaji, trajneri i Tottenham ka thënë se lojtari është i lirë të zgjedh për të ardhmen, duke lënë të hapur mundësinë për largimin e tij.