Një ditë pas fillimit të viti të ri shkollor 2019-2020, ministrja e Arsimit Besa Shahni mbajti një konference për shtyp lidhur me situatën.
Mes të tjerash Shahini u ndal tek çështja e tkurrjes së numrit të nxënësve në shkolla. Ministrja theksoi se janë 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë, shifër kjo e dalë në media.
Ndërkaq, Shahini theksoi se trendi i rënies ka nisur që në qeverisjen e PD.
“Trendi i rënies ka filluar që në qeverisjen e PD. Trendi i rënies ka të bëjë kryesisht me rënien e lindjes, që ka të bëjë me të gjithë Europën juglindore.
Suksei i madh i qeverisë sonë është se braktisja e shkollës ka rënë në mënyrë të ndjeshme dhe ata që frekuentojnë shkollën e mesme është në rritje. Për shkak të politikave tona arsimore, grupet vurnerable që kanë braktisur shkollën kanë filluar të përfshihen në arsim“, tha Shahini.
Më tej ministrja u ndal edhe tek ndërtimi i shkollave të reja. Ndërsa u përgjigj edhe për pamjet e shkollave të amortizuara në zonat rurale.
“Kryeministri dje raportoi se kemi rIkunstruktuar 200 shkolla, por ai nuk përfshiu ato që janë në proces. Në total janë 300.Unë nuk e di se si një objekt shkollor i ndërtuar në 2005-2006 të bëhet për rikonstruksion. Pashë në rrjetet sociale edhe shkollat e amortizuara në zona rurale. Ato shkolla kanë nga 15 apo 7 nxënës në total dhe do ishte përgjegjëis e madhe nga ana jonë të investojmë në ato shkolla që nuk do kenë asnjë nxënës“, tha Shahini.