Reagimi i Ramës pas fitores së thellë

Reagimi i Ramës pas fitores së thellë

528
0

Kryeministri Edi Rama, ka arritur të sigurojë deri më tani, 73 mandate në Parlamentin e Shqipërisë, pra ndryshe të gjithë mandatet e nevojshme për të qeverisur i vetëm për 4 vitet e ardhshme. Këto zgjedhje kanë qenë një surprizë e vërtetë, pasi në çdo kuti të numëruar kishte ndryshime të papritura. Tashmë kanë ngelur edhe pak kuti për tu numëruar dhe Rama e ka fitoren të sigurtë. Mëngjesin e sotëm ai ka postuar një fotografi ku falënderon të gjithë votuesit për besimin. Fotoja e bluzës me mbishkrimin “Për Shqipërinë që duam”, firmosur me fjalën “faleminderit” është mesazhi i vetëm që Rama ka deri më tani. Rreth mesditës pritet të përfundojë numërimi në të gjitha qarqet, dhe pritet shpallja e fituesit, i cili nuk është më surprizë.

Shperndaje