Reagim/ Salle e Parlamentit apo Shtepia me gjethe/ Nga Albina Deda

Reagim/ Salle e Parlamentit apo Shtepia me gjethe/ Nga Albina Deda

559
0

-Ka nje jave qe mediat mashtruese ne sherbim te Narkoshtetit perflasin poshtersisht dy deputete te opozites:

Grida Duma dhe Ervin Salinjani.

Personalisht nuk dua ti futem vertetesise apo pavertetesise se disa sms-ve sepse dukshem jane pa diskutim sajime e intriga te neveriteshme gatuar ne laboratoret e erreta te mazhorances se sotme.

Sepse vete geni i “Rilindjes” eshte propagande,mashtrim,intrige e degjenerim.

Por shqetesimi im eshte ne faktin se si mundet qe te perhapet lajmi se gjoja deputetet pergjohen vizualisht ne sallen e Kuvendit te Shqiperise,institucioni me i rendesishem i nje Republike Parlamentare siç eshte nominuar kjo Republika jone e degraduar.

Perse pas ketij lajmi sa prevers aq dhe kompromentues nuk reagojne kreret e Kuvendit?!Ku jane agjensite qe i ngarkon ligji qe nuk reagojne e ne rastin me te keq te hetojne?

A mos valle salla e Parlamentit eshte shnderruar ne Shtepine me gjethe ku Gramoz Ruci ziente çorben e shpifjes ndaj shqiptareve.

Ky rast eshte i paprecedent dhe pervijim progresiv i degradimit qe kjo bande narkosocialiste po i ben shtetit.

Kur lajmi merr dheun se u pergjuan dhe deputetet atehere kjo eshte rikthim ne vitin 1946 kur deputetet e opozites,elita e vendit arrestoheshin e pushkatoheshin.

Grida dhe Ervini nuk mund te behen kurre viktima te pafaj te kombinacioneve preverse te ish policise politike te Sigurimit te Shtetit.

Vetem nje infantil apo i indoktrinuar mund te besoje ate gramatike te shpifur qe ju vesh dy deputeteve oratore e te kultivuar te opozites shqiptare.