Nuk është hera e parë dhe me shumë gjasë as e fundit
Gazetarja Rudina Xhunga ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin ‘Shiko Kush Luan’.
Në sfidën përballë Anita Haradinajt, Xhungës iu drejtua edhe një pyetje lidhur me faktin se në çdo televizion që është ajo, shkon dhe e “zëvendëson” Sokol Balla. Kështu që gazetarja na tregoi si qëndron e vërteta e kësaj “përndjekjeje”.
“Rudina, si është e mundur që në çdo televizion ku ti ke punuar më parë ka ardhur më pas Sokol Balla dhe ty të është dashur të largohesh. Sot në “Shiko Kush Luan” duam të dimë nëse ka qenë kjo zgjedhje e juaja apo ka patur arsye të tjera?! Ndaje me ne ose digju…” ishte kjo pyetja që i drejtoi Anita.
“Nuk digjem unë për Kol Ballën. Nuk ka qenë zgjedhja ime, nuk ikën njeri nga qejfi, por herën e fundit e kam pyetur burrin: Në “Dritare”, po erdhi Koli, çfarë bën ti? Kështu që unë nuk i ndahem “Dritares”, im shoq tha: Me ty përjetë, me Kolin jo, unë nuk ndahem. Kështu që unë deri në fund me Dritaren. Se me frikë është kjo punë ” u shpreh Rudina Xhunga.