Këtë të premte kryeministri doli live në një konferencë për shtyp në lidhje me verdiktin e Evropës për të mos i hapur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ashtu si kurdoherë, Rama e përcolli konferencën në ‘televizionin’ e tij ERTV, nga ku kanë vërshuar komentet negative dhe thirrjet që ai të japë dorëheqjen.
Por dukshëm Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, e madje as të bëjë një mocion besimi në parlamentin shqiptar, pyetje të cilës këtë të premte iu përgjigj duke thënë se s’mund të bëjë mocion në parlamentin e Francës