Rama ne takim me furnizuesit e naftës: Akt Normativ me fuqinë të...

Rama ne takim me furnizuesit e naftës: Akt Normativ me fuqinë të menjëhershme, i vëmë fre çdo spekulimi

385
0

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot furnizuesit e naftës në vend, pas rritjes së çmimeve.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se pavarësisht se nuk është përgjegjësi e qeverisë, kjo nuk i bën ata që të jenë të ndarë. Sipas tij, lufta në Europë ka sjellë pasoja të mëdha në Shqipëri, që është përkthyer në faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe në të gjithë çmimet e tjera. “Ky takim nuk është as detyra, as përgjegjësi as e qeverisë në një sistem demokratik ku me Kushtetutë është sanksionuar liria e tregut. Por sot besoj është e qartë për të gjithë dhe insistoj që mund të jemi të ndarë në opinione por duhet të jemi të bashkuar në fakte. Vendi ynë po përballet me pasoja e një lufte në Europë. Nuk e kemi nisur ne dhe nuk e dimë sa do të zgjasë. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe ndikimin në të gjitha çmime” – tha Rama.