Ditën e djeshme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Ajo ishte pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni. 32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Petro Koçi ka shkuar në familjen e vajzës së ndjerë, Zarife Hasanajt dhe ka shprehur ngushëllimet e tij. Koçi tregon se ka ngushëlluar babain dhe familjarët e saj dhe shprehet se tashmë Zarife Hasanaj është bija e çdo shqiptari.
Reagimi i plotë:
Ne familjen Hasanaj:
I dashur Muharrem,
ju i dhate altarit te Deshmoreve te Atdheut nje zane trimereshe tropojane!
Shqiperia i dha altarit te deshmoreve te NATO s nje ushtarake dinjitoze kuqezi!
Deri dje Zarifja ishte bija jote, nga dje ajo eshte bija e cdo shqiptari!
Shqiperia do i beje nderet me te larta deshmores se Forcave tona te Armatosura!
Ajo do te jete flamuri i kurajos e trimerise per cdo ushtarak te Republikes tone kudo ku i ngarkon misioni dhe detyra!