Qytetari mes lotësh para gjykatës në Fier: Sot ta lërë në dorë...

Qytetari mes lotësh para gjykatës në Fier: Sot ta lërë në dorë të popullit, e rregullojmë ne. Policia të largohet

355
0

Dënim maksimal është kërkuar nga familjarit e 8-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre nga 38-vjeçari, Klodian Çalamani, për të cilin pritet që ditën e sotme të jepet masa e sigurisë.

Ata kanë ngritur akuza ndaj pushtetit vendor, pasi sipas tyre nuk ka vepruar siç duhet. Nga mosfunksionimi i institucioneve, sipas tyre humbi jetën edhe një vogëlush.

“Po të ishte punuar kriminelët do të ishin identifikuar. Por pushteti vendor nuk ka punuar”, ka thënë një qytetare.

Ndërsa një tjetër familjar, prind i një fëmijë 8-vjeç nuk ka mbajtur do lotët, ndërsa ka kërkuar që policia të largohet dhe të lejojë që drejtësia të vendoset nga familjarët.

“Do t’i lutesha policisë të rrinin pak më lirë dhe e dinim ne se çfarë bënim me të. Një djalë e kam 8-vjeç, në moshën e Mateso. Sot ta lejë në dorë të popullit dhe e rregullojmë ne. Policia të largohet. Duhet ta kishte ekzekutuar që mbrëmë. Shikoni tani, policia nuk lejon babain të futet brenda”, është shprehur një nga familjarët e pranishëm aty.

Ndërkohë familjarët dyshojnë se Çalamani mund të jetë në Gjykatë./BW