Qytetarët shqiptarë përplasen me policinë malazeze në Han të Hotit (Arsyeja)

Qytetarët shqiptarë përplasen me policinë malazeze në Han të Hotit (Arsyeja)

374
0

Dita e sotme ka nisur me një përplasje në pikën kufitare të kalimit në Hanin e Hotit. Disa qytetarë shqiptarë kanë raportuar se për shkak të masave kufizuese që Mali i Zi ka vendosur në pikat kufitare janë krijuar edhe tensione mes qytetarëve dhe policisë malazeze. Bëhet me dije se shkak i këtyre tensioneve mes policisë dhe qytetarëve shqiptarë është bërë mosnjohja e testeve. Qytetarët kanë kryer privatisht testet PCR dhe antigjen para se të niseshin, por policia nuk i njeh këto teste. Sakaq nga raportimet e qytetarëve thuhet se një shqiptar është dhunuar nga policia malazeze. Gjithashtu para pak ditësh Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se nga data 14 shtator Mali i Zi do të ritkhejë masat kufizuese dhe nëse qytetarët nuk plotësojnë kriteret e udhëtimit duhet të karantinohen.