Disa bimë mjekësore me efekt anti-inflamator mund të ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të artritit reumatoid. Megjithatë, është e rëndësishme të njohësh efektet anësore të dozave që duhen marrë.
Çfarë është artriti reumatoid?
Artriti reumatoid (AR) është një sëmundje autoimune që shkakton dhimbje dhe përkeqësim të artikulacioneve. Shpesh prek të dy anët e trupit dhe zhvillohet në mënyrë progresive. Kur godet një artikulacion, mund të përfshijë dhe atë të anës tjetër.
Për shkak të përparimit të simptomave, sëmundja konsiderohet kronike. Në fakt, për shumë pacientë, mund të ndikojë tek aktivitetet e tyre të përditshme. Dhimbja gjithashtu mund të manifestohet me ndërprerje, me episode lehtësimi dhe dhimbje të forta.
Simptoma e artritit reumatoid
Simptomat e artritit reumatoid mund të jenë të lehta ose të rënda në varësi të stadit të sëmundjes. Diagonstikimi në kohë mund të ndihmojë në parandalimin e simptomave të dhimbjes akute. Në çdo rast, edhe nëse dhimbja zhduket, këshillohet të konsultoheni me mjekun. Manifestimet klinike të patologjisë përfshijnë:
-Dhimbje në kyçe, në njërën ose dy anë të trupit
-Inflamacion i artikulacioneve
-Ngurtësi
-Humbje e funksionit të artikulacioneve
-Lodhje e zgjatur
Bimët që qetësojnë dhimbjet e artritit reumatoid
- Aloe Vera
Aloe Vera është një nga bimët mjekësore më popullore në trajtimin e disa sëmundjeve. Njihet që nga kohët e lashta për përfitimet e saj nutricionale, është një ilaç alternativ për shqetësime të ndryshme. Për këtë arsye, aplikimi i xhelit të gjendur në brendësi të gjetheve të Aloe verës ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të artritit reumatoid. Gjithashtu stimulon qarkullimin dhe parandalon disa shqetësime të lëkurës si psoriasis dhe alergji të ndryshme.
Si aplikohet?
Merrni një sasi xheli aloe vera të nxjerrë nga gjethja e kësaj bime dhe aplikojeni në artikulacione përmes një masazhi delikat.
Përsëriteni këtë veprim çdo mbrëmje para se të shkoni në shtrat.
- Xhinxher për të qetësuar dhimbjet e artritit reumatoid
Një prej trajtimeve më të mira natyrale për të reduktuar simptomat e artritit është xhinxheri. Falë përmbajtjes së xhinxherolit, ai ka një efekt anti-inflamator që redukton ënjtjen, ngurtësimin dhe dhimbjen.
Si përdoret?
Çaji është mënyra tradicionale për ta konsumuar këtë erz. Përgatatitja është shumë e thjeshtë: një lugë kafeje xhinxher hidheni në një filxhan me ujë të vluar. Mund ta pini 2-3 herë në ditë.
Mund ta gjeni edhe në formë kompresash apo kapsulash. Për aplikimet lokale, mund të përdorni edhe vajin e tij.
- Çaj jeshil
Edhe pse famën më të madhe e ka për vetitë e tij në dobësim, çaji jeshil është edhe një burim i vlefshëm për të qetësuar dhimbjet e artritit reumatoid. Kjo falë antioksidantëve dhe përbërësve anti-inflmatorë që mbrojnë artikulacionet.
Si përdoret?
Mund të konsumohet si pije ose në kompresa, apo të aplikohet si vaj. Për dozën duhet të flisni me mjekun.