RENEA ka zhvilluar një aksion të gjerë në fshatin Shtëpëz të Gjirokastër, ku ka arrestuar një person.
I arrestuari shtetasi Enrik Lluka, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për vrasjen e kushëririt të rinj dhe plagosjen rëndë të vëllait të këtij të fundit.
Bëhet e ditur se RENEA ka rrethuar banesën e tij dhe më pas ka hyrë brenda, duke bërë të mundur arrestimin e tij. Ndërkohë, në banesën e Llukës është gjetur dhe një armë zjarri tip pistoletë.