Psika e renduar e nje kryetari dhe ndjenja ime “popullore” e fajit/...

Psika e renduar e nje kryetari dhe ndjenja ime “popullore” e fajit/ Nga Margarita Kola

586
0

Sot ne kulmin e ligjerimit te disa diteve rresht nje kryetar bashkie na njofton ne popullit qe nje godine teatri e shumevitshme ne kete moment na qenka fashiste, e shemtuar  dhe qendroka ne nje vend qe ka tjeter dinjitet sesa vlera e dhene nga nje godine e degraduar.

Kryetari na do aq shume ne dhe vendin e dinjitetshem te zene nga karakatina sa ka marr mbi krye detyren sublime qe te na bej qytetare ne fshatareve te shkolluar dhe te pashkolluar , te pasur  dhe te varfer duke na edukuar sjelljet tona estetike mbi te bukuren, te shemtuaren dhe modernen. Ne vuajtjen e tij te madhe per te na civilizuar kryetari na sfidon me forcen e tij e cila ne menyre bipolare kalon here ne sarkazem depresive e here ne pellitje euforike.

I paepur ne rrugen e vete per tu bere i besueshem nga mbikryetari i tij ( se edhe kryetaret kane mbikryetar) provon gjithe arsenalin e tij qe e ka te fituar dhe blere me leket e popullit te pagdhendur dhe provon te sfidoj me shpate madje edhe termetin  qe nuk ja prishi themelet godines kaq te urryer nga kryetari por me shume te urryer nga mbikryetari.Ah termet opozitari!!!

Dhe keshtu kryetari duhet te mbaj dy personalitete brenda nje trupi. Te urrej kaq shume kete godine teatri aq sa ti bej qejfin mendor mbi kryetarit( aman se nuk ja ka ngen ne kete kohe) dhe te doj aq shume deshiren per ta shembur kete rrangalle qe e prishur i perkedhel sedren e fitimtarit.

Por kryetari e di mire se kjo gjendje psike me dy personalitete nuk duhet lodhur shume. Ai e di se ka pare mbikryetarin se cfare do te thote kur nervat nuk te mbajne me prandaj duhet te nxitoj. Duhet te pastroj rrugen nga pengesat qe makinerite shembese nje ore dhe mepare te tundin themelet me gjemime.

Nuk duhet te fleje, as kete dreq maske qe po ja plas shpirtin nuk duhet ta mbaj. E per cfare i duhet e mallkuara?! Tani eshte lufte per jete a vdekje jo me virusin por me te gjallin.

Nga te ruhet mepare?! Mbikryetari duhet kenaqur me patjeter, psika po ashtu i  cirret nga brenda “ore je dhe kryetar ti, si nuk te binden keta te paudhet ty”. Po keta te mallkuar nje grusht jane por nuk po dorezohen si ata te tjeret kur i kenaqa me parate e popullit. Po i zjen koka se edhe ligji eshte per te tani gati. Duhet te tregoj veten me patjeter…

Eshte aq i derrmuar sa bie ne kllapi… dhe kur zgjohet ulerin fort…

Ngjyra e teatrit te ri do te jete e dedikuar…

“Per te gjithe ata artiste, intelektuale, gazetare dhe arkitekte qe nuk ma bene fjalen dysh por me deshen mua dhe godinen e shembur si asnjehere mepare”.

 

Urrraa dhe kauza u gjet!!!

 

Post scriptum

E pas endrres vjen realiteti…Kundershtaret ngelen pangjyre…

 

Po bene e c’po nuk bene kryetari sa me thene te drejten po me dhimbset. .. Kam edhe une populli dilemat e mia. Gjendja po i rendohet cdo dite. Fundja,thashe pse ta lodhim ne kete kohe ,virusesh… Na duhet se sic e ka thene dhe vete Tirana pa ate nuk do te merrte jete…Ai per te miren tone e semuri psiken e vete…Dreqi e hengert, cfare na duhet nje kryetar me psike te renduar?! Te pakten i thashe vetes duke u ndjere fajtore ti jem “mirenjohese”psikes fatkeqe te kryetarit…

 

©️M.Kola@ 13 Maj,2020