Pse Shkodra u kthye në ‘vatër të nxehtë’ të koronavirusit? Flet Voltana...

Pse Shkodra u kthye në ‘vatër të nxehtë’ të koronavirusit? Flet Voltana Ademi

865
0

 

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi në një intervistë në “Provokacija” me Mustafa Nanon, foli mes të tjerash për situatën aktuale si pasojë e përhajes së koronavirusit.

Shkodra është një ndër qytetet më të prekura nga Covid-19 dhe sipas Ademit, kontrolli nuk është vërë si duhet. Siç thekson kryebashkiakja, Shkodra është një zonë me shumë lëvizje dhe ajo thotë se e ka verifikuar vetë që nuk është menaxhuar si duhet situata nga organet e shëndetësisë.

“Qarku i Shkodrës ka një numër të konsiderueshëm të popullsisë. Kemi 3 dogana, dhe ka numër të madh të lëvizjes. Mendoj se edhe kjo ka qenë e mjaftueshme për të vënë një alarm që unë kam nja 4 javë që e kam bërë menjëherë pas disa ditësh. Ku e para të kishte një kontroll më të mirë për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, dhe ata që hyjnë të qëndrojnë 2 javë të izoluar. Unë nuk mendoj se është bërë një kontroll i mirë. E kam verifikuar vetë, kam marrë vetë të gjithë ata që kanë ardhur nga Muriqani dhe ndër 40 veta vetëm njëri më doli që e kishin marrë organet shtetërore për ta pyetur a kishte probleme shëndetësore. Por policia nuk kishte verifikuar nëse janë brenda apo kishin dalë nga shtëpia”, tha Ademi.

 

Intervista e plotë:

Në varrimin e Gëzim Krujës pashë disa ngjyra fetare arabe. Ishte vullneti i tij, thjeshtë për kureshtje? Ihste një flamur arab

Është pjesë e ritualeve të besimit.

Ka qenë besimtar?

Po besoj se është kështu. Në fakt familjet besimtare myslimane e bëjnë. Gëzim Kruja do i mungojë qytetit të Shkodtës dhe të gjithë shqiptarëve. Ka qenë i veçantë në mënyrën e vet. Një njeri shumë i dashur, i hapur dhe shumë popullor. Ishte më e pakta në kushtet e një izolimi për të bërë një ceremoni që do të duhej dhe do ta meritonte artisti i madh.

Ju folët për këtë shkëmbimin mes jush dhe ministrit të brendshëm. Ka një marrëdhënie të vështirë mes Voltana Ademit dhe pushtetit qendror. Është një marrëdhënie e vështirë qysh në krye të herës. Tani kjo marrëdhënie është në kuadër të marrëdhënies me ngjyrë të një ngjyre dhe pushtetit lokal të një ngjyre dhe pushtetit të një ngjyre tjetër.

 

Unë mendoj se jemi në kontekstin e të tërës. Unë përpiqem të jem kritike dhe kërkuese. Funksionimi i një shteti normla, është diçka që ka probleme dhe nuk e them unë. Në këtë kontekst ajo që unë them është problematika që lidhet me pushtetin vendor. Mendoj që kjo përbën dallimin. Dhe nuk është politike, është çështje që lidhet me përgjegjësinë që ne kemi në pushtetin vendor dhe angazhimin që duhet të përmbushim.

Ju thatë se nuk është politike?

Të paktën unë nuk dua ta pretendoj se është e tillë.

Kjo marrëdhënie e vështirë ekziston kur pushteti qendror dhe lokal kanë ngjyra të ndryshme politike. Marrëdhënie të vështirë mes kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë së Ersekës nuk ka.

Unë di që në të gjitha qytetet e Shqipërisë ka një pakanaqësi. Unë di me fakt se nëse ndihma humanitare do të duhet të kishte ardhur në të gjithë Shqipërinë, nhifma për të gjitha shtresat është e munguar për 70% të bashkive në Shqipëri. por unë nuk mund të marr përsipër të flas në emër të gjithë kryetarëve. Por përkundrazi unë marr përsipër dhe këtë e bëj me përgjegjësi të flas për qytetarët e Shkodrës. Ky është ndryshimi, por kjo nuk është politike, është teknike.

Kam përshtypjen se ekziston një problem me pushtetin lokal, sepse i nënshtrohet pushtetit qendror dhe nuk ka lirinë që i duhet. Çfarë duhet bërë?

Ke hapur një kapitull shumë të madh diskutimi, është një proces që quhet fuqia e pushtetit vendor që ne e njohim si decentralizimi i pushtetit vendor. Ka nisur në Shqipëri pas viteve 90, por nuk kemi bërë hapat e duhur.në Kosovë kanë më shumë kompetencë. Ata menaxhojnë investimet lokale. Kjo është e drejtë e munguar sot në Shqipëri. që do të thotë se populli ka të drejtën për të vendosur për të ardhurat e veta. Tek ne ministri i Shëndetësisë ka të drejtën pë të ndërtuar një qendër shëndetësore. Kjo nuk ka ndodhur as në 2004. Fatkeqësia e Tiranës dhe qytetve të mëdha është se vuajnë më shumë, dhe indikatorin e mirëqënies e ka më të ulët. Të jetosh mirë do të thotë të kehs ajër të pastër, ujë të mirë, shkollë të mirë.

Si është situata në Shkodër nga koronavirusi?

Kemi raste të shtuara, 4 raste të shtuara në 24 orët e fundit. Kemi rastin e dytë të vdekur.

Ata që identifikohen me koronavirus, vinë në Tiranë apo rrinë aty në Shkodër?

5 janë në spitalin e Tiranës dhe të tjerët janë në shtëpi.

Po Shkodra ka spital të mirë?

Ne kemi mjekë dhe infermierë shumë të mirë. Dhe ata janë baza e shërbimit tonë shëndetësorë. Por instrumentat edhe mungojnë.

Edhe në Tiranë ka shumë shkodranë që janë doktorë të zotë.

Mjekët në Shkodër punojnë edhe në Tiranë. Por kjo nuk është e mjaftueshme, sepse po mbyllet java e 5-stë dhe akoma nuk ka kite. Ka një frikë, nëse e quaj kështu të rrezikut që ata përballen çdo ditë.

Kam lexuar në disa portale te majta, që i bëhet një interpretim i natyrës politike ajo që ka ndodhur në Shkodër, se deri në një moment të caktuar Shkodra ishte ok. Dhe leximi që i bëhet aty pati një përpjekje për të sfiduar karantinimin si një vepër të qeverisë.

Propagandën në këto momente t’ja kursejmë Shkodrës. Të jesh i sëmurë nuk është krim, nuk është penalitet. Sepse fillohet dhe bëhet presion. Unë kam raste që nuk janë shprehur për shkak të kësaj dhe kanë vështirë ta thonë dhe kanë marrë te 127 janë orientuar që të qëndrojnë në shtëpi, nuk kanë bërtitur shumë për të pasur vëmendjen për shkak të kësaj droje që pushteti mund të ushtrojë në sajë të një propagande që përdor vetëm për interesin e vet. Me këtë dua të them se qarku i Shkodrës ka një numër të konsiderueshëm të popullsisë. Kemi 3 dogana, dhe ka numër të madh të lëvizjes. Mendoj se edhe kjo ka qenë e mjaftueshme për të vënë një alarm që unë kam nja 4 javë që e kam bërë menjëherë pas disa ditësh. Ku e para të kishte një kontroll më të mirë për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, dhe ata që hyjnë të qëndrojnë 2 javë të izoluar. Unë nuk mendoj se është bërë një kontroll i mirë. E kam verifikuar vetë, kam marrë vetë të gjithë ata që kanë ardhur nga Muriqani dhe ndër 40 veta veetëm njëri më doli që e kishin marrë organet shtetërore për ta pyetur a kishte probleme shëndetësore. Por policia nuk kishte verifikuar nëse janë brenda apo kishin dalë nga shtëpia.

Kur ka qenë hera e fundit që keni komunikuar me kryeministrin Rama?

Me shkresa ne komunikojmë çdo ditë.

Jo e kam fjalën ose në telefon ose takim.

Në të gjitha diskutimet që janë bërë në kryeministri ku kanë qenë kryetarët e bashkive, unë kam qenë në të gjitha takimet. Nuk jam e ftuar pas procesit të 30 qershorit. Është mbledhur këshilli konsultativ dhe jam e vetmja kryetare që nuk ftohem.

Më jep një konsideratë në lidhje me sjelljen e qeverisë në këtë lloj krize?

Angazhimi lë shumë për të dëshiruar, që do të thotë se nëse përballemi me një situatë të vështirë interpretimi që i kam bërë unë të gjitha masave është se qeveria ia ka lënë të gjithë përgjegjësinë për tu përballur njerëzve. Ka të mirën e vet, por aspekti negativ është se duke mos marrë asnjë përgjegjësi për ta përballuar, barra u është lënë qytetarëve. Kufizimet janë të detyrueshme, por pasojën ende nuk e kemi parë. /abcnews