Pse papritur na duket sikur po biem kur jemi në gjumë?

Pse papritur na duket sikur po biem kur jemi në gjumë?

470
0

Gjithkush mund ta ketë provuar ndjesinë sikur po bie nga një lartësi e caktuar në një moment të jetës së tij. Është ai momenti kur dridheni dhe zgjoheni për shkak të lëvizjes së papritur të muskujve të trupit.

 

Edhe pse normalisht flemë përsëri, ne nuk e dimë arsyen se përse kjo ndodh.

 

Sipas “Bright Side”, arsyet janë disa.

 

Normalisht, truri juaj paralizohet gjatë gjumit.

 

Së pari, është e rëndësishme të kuptojmë pse normalisht nuk lëvizim gjatë gjumit. Sepse edhe kur shohim ëndrrat më të këqija që duken shumë reale, thjesht zgjohemi.

 

Kjo ndodh sepse ka kimikate që lëshohen në tru, të cilat “fikin” qelizat që lejojnë muskujt të jenë aktivë. Pra, edhe pse truri juaj është duke punuar në mënyrë aktive, muskujt në trupin tuaj mbeten të paralizuar.

 

Kjo ndodh kur kalojmë nga të qenit të ndërgjegjshëm në të përgjumur.

pse na duket sikur biem kur jemi në gjumë (5)

 

Ekzistojnë 2 sisteme kryesore të trurit që kontrollojnë jetën e rregullt. E para rregullon proceset themelore fiziologjike, si frymëmarrja. Kur kjo është në fuqi të plotë, ne jemi zgjuar.

 

Pjesa tjetër e trurit lëshon kimikatet që “fikin” aftësinë tuaj për të lëvizur muskujt. Kur shkoni të flini, truri kalon nga gjendja e vetëdijes në gjendjen e përgjumjes.

 

Truri lufton për kontroll midis botës reale dhe botës së ëndrrave.

pse na duket sikur biem kur jemi në gjumë (4)

 

Ky tranzicion jo gjithmonë zhvillohet normalisht. Kur ka një problem, truri lufton për kontroll midis botës reale dhe botës së ëndrrave.

 

Kjo mund të ketë lidhje me refleksin tonë.

pse na duket sikur biem kur jemi në gjumë (1)

 

Thuhet se zgjimi ynë nga të dridhurat për shkak të ndjesisë sikur po shembemi, mund të jetë një reflex i njerëzve primitivë që flinin lart në pemë. Truri keqinterpreton relaksimin e muskujve dhe e merr atë si një shenjë që njeriu primitiv, i cili po fle, po bie nga një pemë. Kjo bën që muskujt të reagojnë shpejt si një sistem paralajmërues.

 

Kjo gjë është normale deri në momentin që fillon të shkaktojë ankth.

pse na duket sikur biem kur jemi në gjumë (2)

 

Rastet kur zgjohemi, sepse na duket sikur po shembemi, janë plotësisht normale dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Por njerëzit mund të fiksohen pas tyre, gjë që mund të shkaktojë ankth.

 

Kjo mund të bëhet shumë e bezdisshme, madje edhe e padurueshme, për partnerin tuaj. Nëse kjo po ju ndodh, mund të jetë më mirë nëse konsultoheni me një specialist gjumi, për të parë se çfarë mund të bëni në lidhje me të., për të parë se çfarë mund të bëni në lidhje me të.