Nga Shpetim Zinxhiria
Në se ndokush do të më kërkonte mendimin tim për zevendësimin e ambasadores Hobdari, pa ngurim do të thosha për Zonjën Pavlina Ylli…!
Kam mendimin tim personal se kjo Zonjë do të ishte një ambasadore e përkryer në Athinë, në kërkim të një përfaqësimi sa më të mirë, një përfaqësim që na ka munguar kohëtë e fundit dhe e djallosur me atë ambasadore te shkarkuar për etikë dhe korrupsion.
Dihet nga të gjithë se emërimi i saj si dipllomate nuk erdhi se ishte kunata apo vajza e një ministri apo e një presidenti, por ajo erdhi pa ndihmën dhe ndërhyrrjen e askujt edhe pse nuk vinte nga rradhët e dipllomacisë.
Në distancë edhe pse nuk jam takuar asnjëherë gjithmonë e kam përgëzuar për punën e saj të mirë që ka bërë në konsullatë në Selanik si kryekonsullore.
Është e vetmja që përveç punës së saj u është gjendur pranë me materiale edhe te denuarve tanë në burgjet e këtij vendi, një veprim njerëzor qe sot askush nuk e ka bërë.
Zoti të bekoftë moj Zonjë…!
Emërimi i saj si ambasadore në Athinë ësthë kërkuar edhe nga disa shoqata në Selanik…
Dekorimi i saj nga Presidenti i vendit tonë është edhe një tregues tjetër që kjo zonjë meriton akoma me shumë.