Pse fiksoheni pas partnerëve të gabuar, jua zbulon shenja e horoskopit

Pse fiksoheni pas partnerëve të gabuar, jua zbulon shenja e horoskopit

430
0

Horoskopi na ndihmon të kuptojmë edhe më veten, veprimet dhe shumë nga zgjedhjet që bëjmë në jetë. Një prej të cilave është: Pse dalim dhe s’heqim dorë nga partnerë edhe kur e dimë që s’janë të mirë për ne?

 

Lajmi i mirë? Përgjigjen jua jep astrologjia.

 

Dashi-Dashi është shenjë ambicioze dhe ka ndjesinë e protagonizmit. Nëse një Dash del me dike,ai duhet të jetë: seksi, çmendurisht i mirë në seks, mundësisht me mjekër dhe shumë i suksesshëm në gjërat që bën. Problemi me këtë lloj partneri është se ata i kushtojnë kaq shumë vëmendje karrierës së tyre, sa nga një moment në tjetrin nuk janë më aty. Në çastin e parë që do t’i dukeni të “papërshtatshëm”, ata ikin nga ju.

 

Demi-Si shenjë Toke që jeni, e imagjinoni gjithmonë dashurinë në një divan, veshur me pizhama dhe me TV përpara. Por problemi është se fundjava mbaron shpejt dhe ti do rikthehesh gjithë energji në zyrë, ndryshe nga partneri që ke zgjedhur. Ata s’ecin në të njëjtën linjë me ty. Nuk planifikojnë kurrë takime romantike në një restorant të vërtetë dhe s’kanë asnjë lidhje me kujdesin ndaj punës.

 

Binjakët-Je shenja më sociale, prandaj të pëlqen dikush që gjithashtu e do jetën. Sapo shihni një tip karizmatik, që bie në sy nga i gjithë rrethi, apo që tregon një histori të cilën e dëgjojnë me ëndje të gjithë, urime. Keni rënë në dashuri. Problemi me këta? Kur ti do të duash një fundjavë vetëm me të, do përballesh me refuzimin e tij sepse kërkon njerëz me vete.

 

Gaforrja-Jeni të ndjeshëm dhe kur gjeni dikë me të cilin përshtateni, bini shpejt brenda. Zakonisht jepeni tërësisht pas njerëzve pasionant që ua bëjnë muajin e mjaltit një prej kujtimeve më të bukura të jetës. Problemi i njerëzve që pëlqeni ju? Ankohen tek ju gjatë gjithë kohës dhe bëhen gati mbytës! Janë pak si shumë të ngjitur apo jo?

 

Luani-Ti e dashuron vëmendjen dhe këdo që ta jep. Gjithsesi ti pëlqen njerëz që bëjnë gjëra të mëdha për të marrë vëmendjen tënde. Ata që ju bëjnë të ndiheni 100% unikë, (gjë që e doni), por gjithashtu të zëvendësueshëm (që e urreni) ju tërheqin, pasi ju do të investoni kohë për t’i provuar të kundërtën.

 

Virgjëresha-Përgjithësisht, ju jepni shumë nga vetja. Jeni shumë të këqinj për të kërkuar ndihmë dhe jeni mësuar që t’ja dilni vetë mbanë. Njerëzit me të cilët dilni nuk janë monstra totale, por as që krahasohen me ju. Nuk kontribuojnë në marrëdhënie po aq sa ju. Çdo gjë, duhet ta thoni ju përpara se ata ta bëjnë. Ai s’e vë re kurrë pakënaqësinë tënde derisa ju lodheni përfundimisht prej tyre.

 

Peshorja-Jeni shenja më romantike e zodiakut, gjë e cila përkthehet në telashe. Problemi nuk është se s’dini të zgjidhni, por që s’harxhoni asnjë sekondë nëse ata s’janë si ju që në takimin e parë. Problemi me njerëzit që zgjidhni janë shprehjet pa takt që ata përdorin, të cilat jo pak herë ju kanë lënduar.

 

Akrepi-Ata që në fillim të bënin të ndiheshe si i vetmi në botë, bëhen paksa të lodhshëm për ju. Aq sa do të uroni të mos i kishit takuar kurrë. Misteri më i madh këtu s’janë ata- jeni ju, që qëndruat për aq gjatë duke i vënë para gjithçkaje.

 

Shigjetari-Ti je shpirti i aventurës, prandaj partnerët e tu duhet të jenë po njësoj. Por me një ndryshim. Nëse ti mund të jesh e lezetshme dhe aventuriere edhe kur je në një lidhje, ata që ti zgjedh nuk janë. Kur Shigjetari e ndjen se ka ardhur koha për diçka serioze, ata tremben dhe zhduken për tek dikush tjetër. Ty thye zemra apo jo?

 

Bricjapi-Jeni serioz, të dhënë pas punës dhe aspak naivë. Keni një marrëdhënie dashuri-urrejtje me njerëzit që janë gjithmonë në garë të vazhdueshme. Pra, konkurrentët tuaj të mërzitshëm. Nga njëra anë doni ti tregoni se jeni më të mirë dhe më të zgjuar se ata, por nga ana tjetër ju lodhin.

 

Ujori-Ju pëlqeni vetëm njerëzit që ndajnë po të njëjtat vlera me ju.Çfarë ka që nuk shkon këtu? Pëlqeni njerëz që ju bëjnë të ndiheni sikur s’jeni mjaftueshëm.

 

Peshqit-Artista! Jeni shumë të ndjeshëm, krijues dhe doni po të njëjtat vlera nga njeriu i zemrës. Jeni gjithnjë aty për t’i mbështetur, por ndryshimi i shpeshtë i humorit të tyre s’ju ndihmon aspak.