Disa shkencëtarë rekomandojnë të hani 3 vakte në ditë, dhe të tjerë rekomandojnë të mos hani asnjë. Përpara se të bini në panik, na dëgjoni! Në fakt, agjërimi është një nga praktikat më të lashta në historinë njerëzore. Për shembull, përdorimi terapeutik i agjërimit daton të paktën në shekullin e pestë, kur mjeku grek Hipokrati e rekomandoi atë për pacientët që shfaqnin simptoma të caktuara sëmundjesh.Ka shumë dieta që reklamojnë abstenimin nga ngrënia ose agjërimin për një periudhë të caktuar kohore.
Ja çfarë ndodh nëse e bëni këtë rutinë në jetën tuaj:
Qelizat tuaja mund të rinovohen më shpejt
Lëkura e një të rrituri mbulon afërsisht 2 metra katror sipërfaqe dhe përfaqëson rreth 20% të peshës totale trupore. Agjërimi shkakton vetë-rinovimin e qelizave të lëkurës. Studiuesit sugjerojnë se procesi fillon pas 18-20 orësh agjërimi dhe arrin kulmin pas 48-72 orësh. Për më tepër, procesi i rinovimit të qelizave gjithashtu mund të mbrojë kundër Alzheimerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Mund të ulë presionin e gjakut.
Agjërimi vetëm mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, e cila është një nga sëmundjet më serioze që vuan bota moderne. Agjërimi tregon rezultate premtuese, edhe me njerëzit me presion të lartë të gjakut në kufi, kur agjëronin nën mbikëqyrjen mjekësore.
Mund të rrisë metabolizmin tuaj.
Hormonet insulinë dhe leptin luajnë një rol vendimtar në metabolizmin e trupit. Insulina ndihmon në ruajtjen e lëndëve ushqyese nga qarkullimi i gjakut, ndërsa leptina shërben si një hormon i ngopjes. Studimet tregojnë se agjërimi mund ta bëjë trupin tuaj më të ndjeshëm ndaj këtyre hormoneve. Një nivel më i lartë i ndjeshmërisë rrit efektivitetin e këtyre hormoneve, që do të thotë se trupi juaj do të jetë në gjendje të reduktojë sheqerin në gjak dhe të parandalojë obezitetin.