Së bashku do të realizojmë ëndrrën 30-vjeçare të shqiptarëve. Ky ishte zotimi i kreut të PD-së Lulzim Basha para mijëra shqiptarëve.
“Nuk ka forcë që na ndalon. Në Këmbë jemi. Rama ik. E duam Shqipërinë si gjithë Europa.
Në çdo qytet e në çdo lagje ne do të mbrojmë Kushtetutën dhe Demokracinë. Rama ik!
Një projekt i thellë ndryshimi po vjen. Së bashku do ta hartojmë, së bashku do ta votojmë. Do të keni Shqipërinë që keni ëndërruar për 30 vjet. Shqipërinë e së drejtës, Shqipërinë evropiane. Gati jemi ta realizojmë”, u shpreh Basha.