Profil/ Faik Bruçi, biznesmeni i suksesshëm dhe humanisti i ‘heshtur’

Profil/ Faik Bruçi, biznesmeni i suksesshëm dhe humanisti i ‘heshtur’

933
0

Moto  e tij: “Fillo me pak, mendo për shumë”. Faik Bruçi, i vlerësuar me titullin  “Nderi i Qarku Dibër”

Nga Eglantina Alliaj

Kurajoz dhe me vullnet të hekurt.  Ambica për punën e ka bërë të jetë i suksesshëm. Një jetë të tërë në funksion të komunitetit, në të gjitha drejtimet e saj. Një shembull sesi ndërthuren aftësitë menaxhuese, organizative e intelektuale për arritjen e suksesit të dëshiruar. Një mbështetës i flaktë i promovimit dhe ruajtjes së traditës, historisë dhe kulturës dibrane, por jo vetëm. Një filozof i madh thoshte se “E mira bëhet në heshtje, çdo gjë tjetër është teatër”.  Kështu ka vepruar gjatë gjithë jetës së tij, njeriu intelektual ku humanizimin e ka në gen, dhe në heshtje ka bërë vepra të mëdha, që do mbahet mend gjatë, në breza. Ky është Faik Bruçi, njeriu vizionar, tek i cili qëndrojnë bashkë suksesi dhe humanzimi. Dhe për këtë Këshillit i Qarkut Dibër e ka vlerësuar dhe e ka nderuar në mars të vitit të kaluar me titullin më të lartë “Nderi i Qarku Dibër”, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së tij, për mbështetjen financiare, në ruajtjen dhe promovimin e vlerave për historinë, artin, sportin dhe kulturën dibrane”.  Bizesmeni i suksesshëm e ka shtrirë aktivitetin e tij në fushën e ndërtimit, turzimit, por dhe me gjerë. Por kjo nuk e ka penguar asnjëherë të mendoj, të kontribuoj dhe të mbështes vendin e tij, Dibrën dhe komunitetin dibran. Një njeri vizionar që ia ka rritur vlerat më shumë Dibrës anembanë botës. Për njerëz të tillë Dibra ka nevojë. Dhe zoti Faik Bruçi është një ndër ata që nga mundi, djersa e tij jep për artin, kulturën e sportin në Dibër.

Image may contain: Faik Bruci

E takojmë në zyrën e tij, në Capital Tirana Hotel në qendër të Tiranës. Në pamje të parë të jep përshtypjen e një njeriu fisnik, zyrtar, por me një qëndrim të ftohtë. Teska bisedonim për jetën e tij, për suksesin e arritur me të gjitha kompantitë që ka dhe drejton ndër vite, për kontributin që ka dhënë për arsimin, kututën, turizimin, sportin, ky akull u shkri. Ka bërë shumë, edhe pse nuk i pëlqen të tregoj, apo ti publikojë. Në librarinë e tij në zyrë vumë re librin e publikuar dhe të shkruar nga vet zoti Bruçi, me titull: “Fisi Bruçi nga Lukani i Dibrës”, një monografi.

Image may contain: outdoor and text

 

Titulli  “Nderi i Qarku Dibër”

 

Këshilli i Qarkut Dibër, me vendim Nr.5, datë 13 mars 2018, e kishte nderuar me titullin më të lartë “Nderi i Qarku Dibër”, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së tij, për mbështetjen financiare, në ruajtjen dhe promovimin e vlerave për historinë, artin, sportin dhe kulturën dibrane”. Më 27 prill 2018, në  në qytetin e Peshkopisë, u mblodhën biznesmenë, intelektualë, artistë e miq të Faikut. I pranishëm ishte kryetari i Këshillit të Qarkut, z. Hajri Laçi, si dhe kryetari i bashkisë së Dibrës Muharem Rama. Mes të pranishmëve kishte jo vetëm nga vendlindja e tij, Katër Grykët, por edhe nga Tirana. Propozimi për këtë titull ishte nga Shoqata “Bashkësia Dibrane”, ndaj nderonte me praninë e tij Bujar Kapexhiu – Mjeshtër i Madh, njëkohësisht edhe kryetar i Shoqatës. Në të gjitha fjalët dhe përshëndetjet që u thanë në këtë takim mbresëlënës, nuk mund të plotësohej kaq lehtë portreti i Faik Bruçit.

Image may contain: 2 people, including Faik Bruci, suit

 

Mbështetja për artin, kulturën e sportin

Zoti Bruçi nuk e pëlqen famën, dhe të bërit publik të veprave të tij, por suksesi e shoqëron kudo. Atë e njohin të gjithë në qarkun Dibër, por edhe në Tiranë, Durrës dhe më gjerë. Ai kontribuon për çdo aktivitet kulturor, artistik, sportiv, letrar, dhe nuk mund të rrish pa four dhe pa shkruar për këtë ndjenjë fisnikërie, për këtë personalitet. Është një asset në shoqërinë tonë, në këtë shoqëri, ku ndjenja e humanzimit është varfëruar. Faik Bruçi, veç kontributeve në kuadrin e biznesit dhe të aktivitetit ekonomik, ka edhe shume kontribute humanitare e në sponsorizime në fushën e artit, sportit, kulturës e vlerave patriotike e historike të Dibrës. Klubi sportiv “Korabi”në maj të vitit 2006 i ka dhënë Medaljen e “Mirënjohjes” “Për kontributin e dhënë në mbështetje të ekipit Korabit për arritjen historike të daljes në Superligë”. Faik Bruçi është një mbështetës i Shoqatës “Lidhja e Intelektualëve Dibranë” dhe “Bashkësia Dibrane” si dhe të gazetës “Rruga e Arbërit”, që në ditët e para të saj. Veprimtaria e Faik Bruçit si biznesmen, por edhe si kontributor dhe humanist, është një shembull i shkëlqyer i një qytetari të ndershëm dhe të mirë, i cili kurrë nuk e mbylli derën dhe zemrën për njerëzit në nevojë. Vlerat e tij të humanizmit janë të spikatura në promovimin e vlerave kulturore dhe historike të Dibrës në përgjithësi dhe veçanërisht të Katër Grykëve në veçanti. Ai është jo vetëm ndërtues dhe biznesmen i suksesshëm, por edhe mjaft dashamirës i futbollit dibran. Kontribute të tjera nuk kanë munguar në art e kulturë, ku ka mbështetur vazhdimisht studiues e shkrimtarë dibranë si: Hilmi Kolgjegja, Xhafer Martini, Hysen Dervishi, Shaqir Skarra. Kohët e fundit, Faiku ideoi dhe sponsorizoi dokumentarin “Katër Grykët e Dibrës”, të shfaqur nga RTSH si dhe videoklipin e Lam Tahirit të shpallur “Qytetar Nderi “ i Katër Grykëve. Ai do të vazhdojë edhe më tej të lërë gjurmë dhe histori me vlerat e tij më të mira, më të spikatura patriotike dhe njerëzore. Për të tillë njerëz vërtet Dibra ka dhe do të ketë gjithmonë nevojë.

Image may contain: 1 person, sitting and outdoor

Kush është Faik Bruçi, cila është jeta e tij

 

Ka lindur më 1 janar 1956 në Lukanin e bukur të krahinës së Katër Grykëve, në një familje atdhetare. Familja e tij njihet për atdhetarizëm, besë e bujari, jo vetëm në Dibër por dhe jashtë sinorit të saj. Vetëm pak kohë pasi mbaron arsimin tetëvjeçar në vendlindje, në vitin 1972, largohet nga Lukani, i strukur bukur rrëzë maleve dhe shkon në veprat e mëdha të dritës. Këtu gjatë punës që bënte, iu krijua mundësia të mbaronte me nota të mira arsimin e mesëm profesional për gjeometër ndërtimi, profesion që e ka dashur vazhdimisht. Pas mbarimit të shkollës së mesme fillon punë si përgjegjës sektori i laboratorit të hidrocentralit të Fierzës. Të gjitha analizat laboratorike që zhvilloheshin atëherë për Fierzën, e cila sapo kishte hedhur digën e saj të madhe, i ishin besuar Faik Bruçit nga Dibra. Ky nuk ishte një vlerësim i vogël. Nga vitet 1980 deri në vitin 1985 kalon në një vepër tjetër të madhe energjetike, siç ishte Komani. Edhe këtu punoi me detyrën e përgjegjësit të sektorit. Në vitet 1985-1988 vazhdon punën në Ndërmarrjen e Tensionit të Lartë, Tiranë dhe në vitet 1988-1990 në Ndërmarrjen e Ndërtimeve Industriale, për të vazhduar më 1990-1992 në Ndërmarrjen e Mirëmbajtëses së Rrugëve. Pa dyshim, që hidrocentrali i Fierzës dhe Komanit për Faik Bruçin, atëherë djalë i ri e plot ëndrra të bukura për jetën, ishin dhe mbetën një shkollë e madhe. Aty, jo vetëm Faiku, por edhe plot të rinj të tjerë, me përvojën e bukur që fituan, u poqën para kohe.

Image may contain: 4 people, including Faik Bruci, suit

Biznesi: Fillo me pak, mendo për shumë

 

Mbas ndryshimit të sistemit, falë edhe aftësive të tij drejtuese dhe profesionale, por edhe përvojës së mirë që kishte përfituar vite me radhë, Faik Bruçi arriti të krijojë aktivitete private në fushën e ndërtimit, sigurimeve, hotelerisë dhe pastrimit, duke u bërë kështu firma e parë e suksesshme në kryeqytet. Faik Bruçi në fillim e nisi nga hiçi, në një kohë që mjaft të tjerë e kishin kaluar stadin dhe po konkurronin bindshëm në fushën e biznesit. Kjo nuk e pengonte Faikun vizionar. Moto kryesore e tij ishte gjithmonë: “Fillo me pak, mendo për shumë”. Faiku në fillim kështu e nisi, me pak, por ambicia e tij ishte e madhe, kishte synime për t’u shtrirë jo vetëm në ndërtim, por edhe më gjerë. Ka kaluar më shumë se njëzet vjet, që atëherë kur në hapësirat e pafundme të biznesit shqiptar u shtua dhe një dallëndyshe e re. Në vitin 1995, Faik Bruçi krijoi kompaninë “Bruçi” shpk. Megjithëse nuk e nisi në një stad me të tjerët, megjithëse e dinte se do të haste në vështirësi dhe pengesa, burokratike apo juridike, Faiku nuk u tërhoq përballë asnjë vështirësie. Ai nuk ishte mësuar të tërhiqej përballë vështirësive, pasi ishte kalitur mirë në moshë të re, në veprat e mëdha, në Fierzë e Koman. Pas njëzet vitesh, pas shumë pune, me mund e djersë, shikon veprat që ka ndërtuar e bindesh plotësisht se biznesi i tij është një histori suksesi. Firma “Bruçi” shpk vendosi që investimet e para t’i nisë në objekte social-kulturore dhe infrastrukturë. Faik Bruçi, si një djalë nga një derë e fisme dhe arsimdashëse, kishte dëshirë të investonte në arsim. Mungesa e shkollave, por dhe ristrukturimi i tyre, ishte më se i nevojshëm ato vite në vendin tonë. Nga Tirana Faiku shkoi në Shkodër, te djepi i kulturës shqiptare, ku ndërtoi shkollën “Martin Camaj”, një shkollë vërtet me parametra bashkëkohorë. Nga Shkodra në Durrës, ku në kohë rekord ndërton godinën e Universitetit në vitin 2006. Kompania e tij, tashme e njohur, e shtrin veprimtarinë e saj edhe në fusha të ndryshme, si në infrastrukturë dhe ristrukturime të objekteve social-kulturore. Pas ndërtimit të një sërë fjetoresh për forcat komando të ushtrisë, realizoi edhe ristrukturimin e godinës së Ministrisë së Ekonomisë, Rrugës së Durrësit, ndërtimin e rrugës Tapizë – Qinam – Çekrezë etj. Sektori i ndërtimit ishte i vështirë dhe mjaft kompani të tjera nguronin të investonin. Faiku mori përsipër të konkurrojë bindshëm në këtë sektor për dy arsye: E para, se ishte vetë profesionalisht i aftë, dhe e dyta, se kryeqyteti kishte nevojë të vazhdueshme për ndërtime. Strehimi në Tiranë vlente për të dëshiruar. Sapo kishin filluar ndërtimet e pallateve me dhjetë a më shumë kate apo siç quheshin ndryshe “grataçela”. Ishin këto ndërtesa që ia ndërruan dhe pamjen kryeqytetit shqiptar, duke e barazuar shpejt nga ndërtimet me kryeqytete europiane. Faik Bruçi punon dhe drejton gjithmonë me vizion dhe asnjëherë nuk ka dalë i humbur. Për shumë vite ka drejtuar Kompaninë “Bruçi” shpk, kompaninë “Jon 2002” si dhe ka qenë aksioner i rëndësishëm dhe i suksesshëm në “Bankën Popullore”, Kompaninë e Sigurimeve “Albsig”, Hidrocentralin “ Gjanç” Korçë dhe njëkohësisht sot është pronar i vetëm i “Capital Tirana Hotel”. Biznesi dhe aktiviteti i tij çdo vit ka njohur vetëm ngritje dhe suksese. Për këtë, kompanisë që ai drejton dhe personalitetit të tij angazhues, me aftësi të mira menaxhuese, i janë akorduar tituj dhe simbole vlerësuese nga institucione brenda dhe jashtë vendit tonë. Duke u afirmuar si kompani serioze, duke qenë një ndër më të rregulltat taksapaguese si dhe duke kompletuar administratën me kuadrin e nevojshëm inxhiniero-teknik, Faiku hedh vështrimin larg, aty ku sapo kishin filluar “grataçelat” e para shqiptare. Ndaj filloi ndërtimin e një sërë pallatesh shumëkatëshe, duke u radhitur një ndër kompanitë më serioze në fushën e ndërtimit. Por, ai nuk u mjaftua me aq. Shumë shpejt ndërtoi edhe objekte të një rëndësie të veçantë në sektorin e energjetikës, në fushën e ndërtimeve civile e industriale, ndërtimin dhe montimin e linjave të tensionit të ulët,mesëm e të lartë, në infrastrukturën, kanalizime, ujësjellësa, pastrimit dhe mbetjeve urbane, sipërfaqeve të gjelbërta etj. Sot, kur shikon komplekset e banimit pranë shkollës teknologjike, të ndërtuar nga “Bruçi” shpk, bindesh në seriozitetin dhe profesionalizmin e kësaj kompanie. Nga apartamentet e ndërtuara nga kjo kompani janë strehuar mbi 500 familje, mbi 70 mijë metra katror apartamente, dyqane, zyra dhe parkime. Në vitin 2002, kryeqyteti shqiptar, pas popullimit të shpejtë, doli emergjente nevoja e pastrimit, mbledhjes dhe depozitimit të mbeturinave. Ndërmarrja e pastrimit, që mbulonte Bashkia, nuk mund ta përballonte këtë fluks të madh. Faik Bruçi vendosi të marrë mbi supe një përgjegjësi të madhe. Vendosi të bëhej pjesë me shumë kompani shqiptare dhe të huaja në pastrimin e Tiranës. Me kuadro, punëtorë, por dhe me makineri, mori pjesën më të vështirë për pastrimin e kryeqytetit. Jo vetëm sot, por që nga viti 2002-2008 zona perëndimore, një ndër zonat më të mëdha të Tiranës, pastrohet nga firma “Bruçi” shpk. Pastrimi i Tiranës është një nga sektorët më të vështirë, por për këtë firmë serioze edhe vetë qytetarët flasin me admirim. Bashkë me punëtorët e pastrimit, një pjesë e mirë e administratës natën rrinte zgjuar. Mëngjesi e gjente gjithmonë zonën perëndimore të Tiranës të pastër.

Image may contain: Faik Bruci

Në vitin 2006 nga Institucioni i Vlerësimit të Suksesit dhe Cilësisë “Internacional Quality Croën Aëard” Londër, i ka akorduar Kompanisë “Bruçi” shpk dhe zotit Faik Bruçi, si administrator i saj, Certifikatën Ekselente të Cilësisë. Shoqëria “Bruçi” shpk ka realizuar një mori objektesh në fushën e ndërtimit si godina banimi si në qytetin e Tiranës dhe atë të Durrësit. Në fushën e pastrimit të qytetit të Tiranës kjo shoqëri me zotin Faik Bruçi në vitin 2006 është shpallur në listën e më të mirëve të bizneseve të atij viti. Po ashtu, me gamën e tij të pasur e të vlerësueshme ka ushtruar aktivitete në pastrimin e qytetit të Sarandës, të plazheve, etj. Në ambiciet e tij, si menaxhues i mirë dhe vizionar, vetë Faiku është pretendues dhe krijues edhe për të ardhmen. Ai po tenton të zgjerojë dhe të iniciojë edhe në fushën energjetikës si dhe në atë të turizmit. Kështu, momentalisht është bashkëpronar në hidrocentralin “Gjanç” në Korçë dhe ka aplikuar për të drejtën e realizimit të një impianti Fotovoltaik në Fushë-Krujë me kapacitet të konsiderueshëm për ta realizuar me sukses objektin dhe gjithë vlerën e investimit.

 

“Tirana Capital”, hoteli i rekomanduar  në qendër të Tiranës

Nga viti 2011 e në vazhdim operon suksesshëm në fushën e hoteleri-turizmit, duke pasur sukses me tre godinat në qendër të Tiranës, “Tirana Capital Hotel”, “Bruçi 1, 2” si dhe është në pritje të lejes për një hotel tjetër, “Bruçi 3”. Hotelet e tij, fare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, vërtetojnë mjaft mirë cilësinë e shërbimit dhe komoditetit në qendër të Tiranës. Ato përbëhen nga 44 dhoma, recepsion, restorant, lavanteri dhe salla konferencash. Për të gjitha këto merr vlerësim maksimal nga klientët vendas e të huaj, sidomos për sa i përket pastërtisë, higjienës dhe shërbimit të kualifikuar, profesional e mbresëlënës. Në perspektivë, përveç zgjerimit të kapaciteteve dhe gamës së shërbimeve, në kuadrin e përmirësimit të ligjit për turizmin, mendohet që të rritet konkurrueshmëria në fushën e turizmit, duke futur edhe guidat turistike. Faiku kërkon që turizmin ta shtrijë edhe në Dibër, sidomos në vendlindjen e tij të dashur.  Megjithëse infrastruktura nuk është e përshtatshme, ai nuk tërhiqet, ka plane e projekte për të ardhmen që turizmi malor të jetë me perspektivë në Dibër.

Image may contain: sky, tree, night and outdoor

Dita e tij e punës shumë e ngarkuar, vonë kur largohen të gjithë, Faiku del nga zyra, por telefonin kurrë nuk e mbyll. Pret në çdo orë të ditës dhe natës telefonata nga më të ndryshmet, sidomos tani që aktiviteti i tij është shtrirë edhe në fushën hotelerisë e turizmit. Sa pak ka njerëz të tillë në këtë vend, njerëz që duhen vlerësuar dhe respektuar për kontributin e tyre, për potencialin dhe humanizmin. Njerëz të tillë meritojnë respekt, mirenjohje dhe vlerësim!