Prindërit e adoleshentes së dhunuar shfajësojnë 72 vjeçarin, akuzojnë të dashurin e...

Prindërit e adoleshentes së dhunuar shfajësojnë 72 vjeçarin, akuzojnë të dashurin e vajzës

673
0

 

Prindërit e 17 vjeçares që akuzoi një të moshuar për përdhunim nuk e kanë pranuar variantin e të bijës, por përkundrazi kanë fajësuar të dashurin e adoleshentes, i cili ishte dhe personi që e shtyu vajzën ta denonconte 72 vjeçarin nga Saranda.

Në emisionin me zemër të hapur, prindërit e vajzës që pretendon se është abuzuar prej 4 vitesh nga I moshuari Bajram Tushe u shprehën se ai është i pafajshëm.

 

“Bajrami është i pafajshëm, Gentjan Ruçi ma shkatërroi vajzën, ma vrau shpirtërisht. Vajza ka tre muaj që nuk ka shkuar te shtëpia e Bajram Tushes. Gentjani donte ta vriste vajzën. Për atë njeri duhen marrë masa. Ai nuk duhet të jetë i lirë”, thanë prindërit, ne emisionin “Me Zemer te Hapur” ne Neës24.

 

 

Prinderit bejen thirrje qe te ndihmohet vajza dhe te dale nga ky problem.

 

“Kërkojmë nga drejtësia që për zotërinë të merren masa. Ky Gentjani i thoshte vajzës që kam bashkëjetuar me një grua në Itali, por tani lë atë dhe të marr ty. Dua që të dali vajza nga kjo grackë ku e ka futur ai”, thanë prindërit.