Mesa duket pas vizitës së parë për të xhiruar një nga seritë e “Top Gear”, Shqipëria i ka lënë përshtypje të mira prezantuesit të famshëm Jeremy Clarkson të njohur në mbarë botën , aq sa ai ka vendosur të rikthehet sërish në vendin vendin tonë por këtë herë për të pushuar.
Ai ka zgjedhur të shijojë bregdetin e Sarandës siç shihet edhe nga foto të cilën ai ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij në llogarinë e Instagram-it. Komentuesit shqiptarë kanë shprehur lumturinë e tyre për rikthimin e Jeremy në vendin tonë!