Presidenti Meta ne arealin e vet sportiv

Presidenti Meta ne arealin e vet sportiv

392
0

Ashtu siç e njoftoi dhe në konferencën e dy ditëve më parë për shtyp, Presidenti Meta ka nisur pushimet e tij në malet e Shqipërisë, në pritje të një reflektimi nga ana e palëve politike, për të gjetur një zgjidhje për krizën.

Në një video të postuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale, mesazhi i Metës ka shkuar për ata që zotohen si të paanshëm, dhe sipas presidentit janë edhe më të anshëm se kryeministri Rama.

Meta i referohet kërkesave që dekreti i tij të analizohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe shprehet se kjo tregon një mungesë paanësie të theksuar, sa kohë që institucioni i presidentit e ka dhënë një zgjidhje për krizën.

Postimi i Metës:

Mirëmëngjes të dashur miq!

Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?

 

Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

 

Ju uroj një fundjavë të mbarë!