Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka folur për manifestimin e thirrur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Për të kur mungojnë institucionet sovrani kthehet tek populli. ”Parlamenti po bën ligjet siç i do qejfi Edi Ramës”. Botuesi Carlo Bollino tha se ky ligj është bërë për betimet e anëtarëve dhe jo për emërimet e tyre. ”Kjo është një ligj antikushtetues por jo puç”.
Kurse ish-deputetja tha ”Ku e patë dhunën? Ku e patë puçin e presidentit? Presidenti është i vetmi institucion legjitim që ka mbetur”.
Mehmetaj-Pse keni kaq frikë nga populli?
Bolino-Nga dhuna kam frikë dhe mos bëj lojra fjalësh./Open