Ditë më parë, mediat tona raportuan për një bukuroshe, të cilën e quajtën edhe si më të bukurën e Policisë së Kosovës.
Ajo është Linda Aliu, e cila me fotografitë e saja të postuara në rrjetet sociale, herë me uniformë e herë me rroba civile, bëri që shumë shoferë të ‘luten’ që të ndalen nga ajo.
Por, nuk ishin vetëm mediat shqiptare ato që raportuan për të. Edhe mediumi britanik “Express.co.uk” ka raportuar për Lindën.
Mediumi britanik shkruan se me mijëra persona kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale fotografitë e Lindës e cila, sipas “Express”, sapo është pranuar në “punën e saj të ëndrrave”.
“Express” thotë se fotografia e saj me uniformë ka bërë që ajo të kthehet në një yll në komunitetin e saj.