Policët s’mbajnë dot lotët, vajza kërkon të shohë të ëmën e vrarë...

Policët s’mbajnë dot lotët, vajza kërkon të shohë të ëmën e vrarë nga i ati dhe klith me të madhe: Ju lutem, ju përgjërohem (PAMJET NGA NGJARJA TRONDITËSE NË DURRËS)

538
0

 

Policët s’mbajnë dot lotët, vajza kërkon të shohë të ëmën e vrarë nga i ati dhe klith me të madhe: Ju lutem, ju përgjërohem (PAMJET NGA NGJARJA TRONDITËSE NË DURRËS) Pamje klithëse paraqiten nga skena e krimit të rëndë të ndodhur pak më parë në Durrës, ku Rruzhdi Tosuni 63 vjeç ka lënë të vdekur gruan e tij Hajdije Tosuni 59 vjeçe, pasi e ka goditur me levë hekuri.

85237806_234631890892028_4004619934763057152_n.jpg

Vajza bërtet me të madhe pranë biznesit të prindërve të saj, dyqanit të metrazheve ku u vra dhe viktima. Klithmat e vajzës ku përgjërohet të shikojë për herë të fundit nënën e vrarë nga babai kanë prekur edhe policët të cilët janë përlotur nga kjo skenë e dhimbshme. “Të lutem, të lutem dua ta shikoj. Të lutem, të përgjërohem”, dëgjohen ulërimat e vajzës.

87524949_195048761708972_2139455830137765888_n.jpg

Autori i ngjarjes Rruzhdi Tosuni 63 vjeç pasi ka vrarë të shoqen është ulur pranë dyqanit dhe ka pritur policët që të vijnë ta marrin. Nga plagët e marra gruaja ka ndërruar jetë në vend. Përpara se autori të kryente aktin e rëndë raportohet se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

87368307_532972224023541_6746089648470097920_n_1.jpg

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr. 12,  pranë pallatit të sportit në Durrës.