Po kërkohet me ngulm nga Shqipëria, sulmuesi gati të ndërrojë kombëtare

Po kërkohet me ngulm nga Shqipëria, sulmuesi gati të ndërrojë kombëtare

463
0

Shqipëria po përgatitet për grumbullimin e radhës, ndërkohë që vijon puna edhe me zbulimin e elementeve që mund t’i bashkëngjiten. I tillë është edhe rasti i Florian Kamberit.

Sulmuesi 24-vjeçar, i lindur në Zyrih, dhe që ka luajtur katër ndeshje (1 gol) me Kombëtaren U-21 të Zvicrës, po kërkohet me ngulm nga kuqezinjtë.

“Sporti në RTV Dukagjini” ka bërë me dije dëshirën e familjareve të lojtarit, që ai të bashkohet me Shqipërinë, por duhet të bëhet edhe diçka e fundit nga lojtari. Duke pasur ftesë nga Shqipëria, Kamberit i duhet të formulojë një kërkesë drejt FIFA-s për ndërrimin e Kombëtares.

Kjo procedurë, do t’i hapte udhë përpilimit të dokumenteve që lojtari të vishej në vijim si kuqezi. Me Hibernian, në 10 ndeshje, këtë sezon, ai ka shënuar 1 gol.