Pas dy sezonesh në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu ka vendosur të largohet nga Top Channel. Burime për “revistawho.com” bënë të ditur se Floriani e ka ndërprerë kontratën televizive dhe duke filluar që nga muaji Janar nuk do e shohim më në Top Channel.
Gjithashtu u bë e ditur se së bashku me Florianin do largohet edhe e shoqja, Renisa Shabani e cila ishte autore e programit.
“Revistawho.com” ka zbuluar nga burime brenda institucionit se shkak i largimit është bërë një konflikt i Florianit dhe Renisës me drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushin.
Tanimë mbetet të shihet ç’do ndodh me emisionin “Në shtëpinë tonë”.